Projektligji për Policinë Bashkiake ka ngjallur debat në mbledhjen e sotme të Komisionit të Sigurisë. Deputeti demokrat Ferdinand Xhaferaj tha se ky projektligj 5 muaj para zgjedhjeve nge dyshime dhe ka si qëllim që t’i shërbejë socialistëve.
Xhaferaj tha se nuk duan patronazhistë me uniformë duke iu referuar skandalin të zgjedhjeve të 25 prillit. Ndërkohë deputeti Toni Gogu e kundërshtoi këtë teksa tha se patronazhistët janë qytetarë të nderuar të këtij vendi.
Xhaferaj: Ligji na vjen 5 muaj para zgjedhjeve, ngre dyshime. Kishit kohë për ta sjellë. Keni shtuar në mënyrë të paqartë kompetencat e policisë bashkiake. Kjo polici ka në strukturë patronazhisë. Nuk dua patronazhistë me uniformë. Ky lidh vjen që t’i shërbejë PS në zgjedhje.
Gogu: Patronazhistët nuk kanë lidhje me policinë bashkiake. Patronazhistët janë qytetarë të nderuar të këtij vendi. Kujdesi që çdo fqinj i mirë e bën për çdo fqinj tjetër.