Ka folur 39-vjeçari grek që qëlloi me armë zjarri një shqiptar në Selanik. Ai deklaroi se e bëri një gjë të tillë për vetëmbrojtje, pasi pati frikë per jetën.
Punëtori 39-vjeçar në portin e Selanikut, akuzohet për lëndime të rrezikshme trupore, përdorim pa leje dhe armëmbajtje pa leje dhe u referua për t’u gjykuar sot. Seanca u shty për shkak të mungesës së dëshmitarëve dhe ai qëndron i lirë deri në gjykimin e çështjes.
“U zgjova nga lehja e qenit, pasi ai nuk leh kurrë. Pastaj pashë nga dritarja një figurë njerëzore që endej jashtë shtëpisë. Nuk e kisha celularin me vete, ishte lart, por pushkën e kisha pranë. U ngjita lart dhe dëgjova një zhurmë në derën kryesore. E hapa dhe pashë një burrë që mbante një kaçavidë të madhe. Isha i befasuar, u tremba, kisha frikë për integritetin tim fizik dhe jetën time. Më pas qëllova poshtë dhe e godita në këmbë”, tha ai.
37-vjeçari me origjinë shqiptare ka tentuar të thyejë dritaren e bodrumit të shtëpisë së vetme të 39-vjeçarit, por është vënë re teksa pronari ishte duke fjetur në atë zonë, ndërsa ka dëgjuar lehjen e qenve. Pasi kuptoi se burri po përpiqej të hynte në banesën e tij, ai kapi pushkën e gjuetisë dhe e qëlloi poshtë, duke shkaktuar një dëmtim të lehtë në këmbë.