Kosova nënshkroi dje dokumentin e aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Europian. Pas këtij hapi të rëndësishëm, ditën e sotme ka ardhur dhe reagimi i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Përmes një postimi në “Twitter”, Basha shkruan se aplikimi i Kosovës për anëtarësimin në BE është një hap historik për qytetarët e saj dhe mbarë rajonin.
“Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Europian është një hap historik për qytetarët e saj dhe mbarë rajonin” , shkruan ish-lideri i PD.
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Europian është një hap historik për qytetarët e saj dhe mbarë rajonin. Europa do të jetë e plotë, më e sigurtë dhe e begatë, me Kosovën dhe gjithë vendet e BP pjesë të saj. Koha për të parë drejt së ardhmes. Suksese Kosovë????!
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) December 16, 2022