Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brazil, ku babai ka vrarë me jastëk dhe thikë katër fëmijët e tij të mitur. Arsyeja absurde e krimit, ishte hakmarrja ndaj nënës së tyre që e la. Trupat e viktimave, të moshës tre, gjashtë, tetë dhe 11 vjeç, u gjetën të martën në shtëpinë e të dyshuarit në Alvorada, Brazili jugor.
Policia arrestoi David da Silva Lemos, 28 vjeç, në një hotel në Porto Alegre fqinje të nesërmen.
Ai i tha policisë se u kishte dhënë fëmijëve “çaj” për t’i qetësuar, para se t’i mbyste me jastëk dhe t’i godiste me thikë për vdekje. Fëmijët u gjetën të vdekur në shtëpi me plagë me thikë kur familjarët thirrën policinë. Ai u dërgua në komisariat dhe heshti.
Gjyshja nga nëna e viktimave beson se ai i vrau fëmijët për t’u “hakmarrë” ndaj nënës së tyre të larguar së fundmi.
“Ai kishte sulmuar tashmë vajzën time. Marrëdhënia e tyre mbaroi përgjithmonë, por ai e bëri këtë për të arritur vajzën time, jam e sigurt për këtë, në mënyrën më të keqe të mundshme. Ai është një frikacak”, tha ajo për mediat lokale.
Sipas policisë, sulmuesit i ishte ndaluar t’i afrohej gruas pasi e kishte sulmuar.
“Do të përpiqemi të analizojmë edhe celularin e sekuestruar për të mbledhur më shumë prova”, tha kreu i hetimeve.
Çifti ishin bashkë për 12 vjet, por u ndanë pasi Lemos sulmoi partneren e tij në shtator. Viktima 24-vjeçare kishte denoncuar në polici ngjarjen dhe ndaj tij ishin marrë masa shtrënguese.
Familjarët thanë se në momentin e vrasjes, fëmijët qëndronin me babain e tyre dhe do të ktheheshin te nëna në ditët në vijim. Policia tha se Lemos i kishte dërguar mesazhe kërcënuese ish-partneres së tij pak para kohës që besohet se kanë ndodhur vrasjet.