Drejtori teknik i Milanit, Paolo Maldini zhvilloi një intervistë nga “Milan TV” ditën e sotme, ku foli për planet dhe ambiciet e “kuqezinjve”, këtë sezon.
Gjatë intervistës Maldini lavdëroi dhe paraqitjet e francezëve të Milan, Theo Hernandez dhe Olivier Giroud, të cilët arritën finalen e madhe të 18 dhjetorit, ku do të përballen me argjentinën e Lionel Messit dhe sulmuesit të Inter, Lautaro Martinez.
“Olivier dhe Theo kanë qenë protagonistë që në fillim, e kanë treguar. Më duhet të them se jemi krenarë për atë të dy, duke i parë ata si titullarë që kanë arritur në finalen e një Botërori”,- u shpreh Maldini në fjalën e tij.