Ish kryeministri Sali Berisha foli për aferën e inceneratorëve dhe shtrirjen e skemës së ngritur në Tiranë deri në Durrës gjatë takimit me kandidatët për 14 majin.
Ai u shpreh se në krye të bashkisë së Durrësit është një marionetë dhe ligjin e bën mafia, ndërsa shtoi se kryebashkiakun e Elbasanit e rrahin në zyrë.
”Ai është sot në krye të bashkisë së Tiranës, nuk po flas për Durrësin se aty ligjin e bën mafia, bën nëntoka, ajo është thjesht një marionetë në duart e tyre. Nuk po ndalem te Elbasani se atë shkojnë dhe e rrahin në zyrë. Po marrim te Tirana. Ky zotëri ka një kontratë për mbetjet. Sipas të cilës, kompanisë së vet për çdo ton mbetjesh duhet t’i paguajë taksapaguesi i Tiranës 11 euro për depozitim dhe 28 euro për djegie.
Ka 5 vite që nuk është djegur asnjë kg dhe i ka kushtuar taksapaguesve të Tiranës 28 euro. Edhe taksapaguesve të Durrësit se është aksioner. Mafia e plehrave ka në krye Edi Ramën. U ndala, secili prej jush ka histori po kaq të zeza sa këto që thashë unë që janë fara e hajdutëve që ka toka”, tha Berisha.