Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar për aferën e inceneratorëve përmes një statusi në rrjetin social “Twitter”.
Tabaku shkruan se korrupsioni duhet goditur me akte dhe jo më fjalë, duke thumbuar SPAK se pret më shumë nga drejtësia e re, për të mos qenë një kopje e së vjetrës.
“Inceneratorët janë lakmues për drejtësinë! Korrupsioni duhet goditur me akte jo me fjalë. Presim më shumë! Drejtësia e re nuk mund të jetë një kopje e të vjetrës! Mungesa e rezultateve ul besimin e shqiptarëve!”, shkruan Tabaku.