Në fjalën e saj gjatë seancës së Kuvendit, presidentja Vjosa Osmani foli për situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Ajo deklaroi se kjo gjendje është ende një sfidë, duke shtuar se vjen për shkak të pretendimeve territoriale që Serbia i ka ndaj Kosovës.
Osmani tha se “bandat kriminale nuk do të mund ta mbisundojnë dëshirën e qytetarëve tanë edhe atyre në veri, për të jetuar të lirë në atdheun e tyre, në Kosovës”.
Më tej Osmani theksoi se Vuçiçi e di shumë mirë se ushtria serbe nuk mund të kthehet më në Kosovë.
“Serbia dhe udhëheqësi i saj Vuçiçi e dinë fare mirë se prezenca e ushtrisë serbe mori një herë e përgjithmonë më 12 qershor 1999, kur trupat e NATO-s thyen boshtin kurrizor të idesë hegjemoniste të Serbisë për një Kosovë pa shqiptarë, ku shfarosja ishte qëllimi gjenocidal i tyre”, tha ajo.