Finalja e Kupës së Botës 2022 do të shohë përballë Argjentinën dhe Francën, në një duel i cili pritet të garantojë spektakël, ashtu si katër vite më parë kur dy ekipet u ndeshën në fazën me eliminim direkt me “gjelat” që triumfuan me shifrat 4-3.
Por bilanci i ndeshjeve mes dy ekipeve flet dukshëm për Argjentinën, e cila ka dominuar plotësisht në 12 ndeshjet e mëparshme mes dy skuadrave. Argjentinasi kanë fituar 6 ndeshje kundrejt 3 të francezëve, ndërsa 3 janë mbyllur në barazim.
Në historinë e Kupës së Botës, Franca është mundur 1-0 në vitin 1930 në Uruguai dhe me shifrat 2-1 në vitin 1978 në Argjentinë, me hakmarrjen e vetme në këtë turne që ishte pikërisht ajo në Kazan të Rusisë.
Bilanci i ndeshjeve të mëparshme mes dy skuadrave
2018 (Kupa e Botës) Francë-Argjentinë 4-3
2009 (Miqësore) Francë-Argjentinë 0-2
2007 (Miqësore) Francë-Argjentinë 0-1
1986 (Miqësore) Francë-Argjentinë 2-0
1978 (Kupa e Botës) Argjentinë-Francë 2-1
1977 (Miqësore) Argjentinë-Francë 0-0
1974 (Miqësore) Francë-Argjentinë 0-1
1972 (Miqësore) Francë-Argjentinë 0-0
1971 (Miqësore) Argjentinë-Francë 2-0
1971 (Miqësore) Argjentinë-Francë 3-4
1965 (Miqësore) Francë-Argjentinë 0-0
1930 (Kupa e Botës) Argjentinë-Francë 1-0