Një pjesë e dytë zjarr ka nisur mes Francës dhe Marokut, sidomos nga skuadra afrikane e cila duket se është në një natë teknikisht shumë shumë lart! Aksione të shpejta dhe të rrezikshme, aq sa duhet fat për Francën dhe ndërhyrje si e Konate për të shpëtuar portën e tij nga goli.
Por, ka edhe një moment të bukur.
Një duel fantastik ku Ambrabat duhet të vrapojë rreth 50 metra dhe të kapë Mbappe që kishte ikur si raketë në krah duke shtyrë topin përpara.
Një rrëshqitje, ajo e Amrabat, që ka befasuar edhe vetë sulmuesin e Francës.