Argjentina tregoi edhe njëherë se është e varur nga Lionel Messi. Albicelestët arritën që të siguronin finalen e Kupës së Botës në Katar dhe kontribut të madh luajti padyshim 7 herë fituesi i Topit të Artë. Me të zbritur në fushën e lojës, ‘pleshti’ argjentinas vendosi një rekord që të dielën do e thyej.
Messi barazoi legjendën gjermane, Lothar Mattaus me 25 paraqitje në Kupën e Botës dhe duke përjashtuar befasitë e momentit, në finalen e 18 dhjetorit do të ishte lojtari më shumë prezenca në turneun me të madh futbollistik. Penalltia që zhbllokoi gjysmëfinalen ndaj Kroacisë shkroi sërish emrin e tij me germa të arta në historinë e kombëtares argjentinase.
Messi realizoi golin e 11-të në një Kupë Bote, kaluar golashënuesin më të mirë të të gjitha kohërave të Argjentinës, Gabriel Batistuta. Megjithatë kjo nuk ishte e gjitha, pasi 35-vjeçari vendosi edhe rekorde të tjera. Ylli i Pari Së Zhërme dhuroi dy asiste për Julian Alvarez në fitoren ndaj Kroacisë, për tu bërë lojtari që ka kontribuar për Argjentinën në 19 gola, ku 11 janë rrjetat e shënuara prej tij dhe 8 asiste.
Me asistin te goli i tretë, Messi u ngjit në kuotën e 5 pasimeve decisive me kombëtaren në fazën me eliminim direkt të Botërorit, për të tejkaluar kështu një legjendë si Pele, me 4 asistime. Kontributi i lojtarit që ka fituar gjithçka, përveçse Kupën e Botës ka qenë i madh në këtë edicion të Botërorit . Messi u bë lojtari i parë që shënon dhe asiston në katër ndeshje. Këtë ai e ka bërë në vitin 2006 nga Serbisë dhe në Katar, kundër Meksikës, Holandës dhe tashmë Kroacisë.