Partia Demokratike zhvillon sot mbledhjen e Kryesisë në selinë blu. Mësohet se mbledhja do të nisë në orën 17:00 dhe do të diskutohet rreth situatës dhe zhvillimeve politike të fundit në vend.
Kjo është mbledhja e parë pas protestës së opozitës më 6 dhjetor, në të njëjtën ditë kur u mbajt samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë.
Gjatë protestës kreu i PD Sali Berisha u godit me grusht nga 31-vjeçari Gerti Shehu, sulm për të cilin akuzoi kryeministrin Edi Rama.