Deputeti i PS Erjon Braçe është futur në lidhje direkte nga salla e mbledhjeve të Grupit Parlamentar të socialistëve. Me një ton të ashpër, ai u shpreh se nuk ka marrë asnjë përgjigje për propozimet e tij ligjore në lidhje me sektorin e bujqësisë. Braçe e cilëson këtë si një “skuthllëk politik”.
“ Dite me dite-6 muaj me pare, paraqita ne Kuvend nismen ligjore per te vendosur rregull ne tregun bujqesor e blegtoral, ne DIMENSIONIN E PAGESAVE, PER TE GARANTUAR BUJQIT, PUNEN E TYRE, PRODHIMIN DHE TE ARDHURAT PREJ TIJ;
TROC: BUJQ E BLEGTORE TE MARRIN PARATE E PUNES SE TYRE BRENDA 50 DITEVE!
6 muaj asnje pergjigje!” thekson Braçe duke shtuar:
Nga njera ane NUK THONE DOT JO, NUK DALIN DOT KUNDER, nga ana tjeter te bllokojne dhe heshtin, nje lloj skuthlleku politik i neveritshem, i nxitur nga KLIENTELIZMI, KAPJA E VENDIMMARRJES NE KUVEND-ME TROC.
Sinqerisht nuk e vuaj mungesen e respektit institucional, procedural, njerezor gjithashtu;
Por kjo eshte mungese respekti e KUVENDIT ndaj POPULLIT TE BUJQESISE, i cili ka kete hall dhe kerkoi te adresohet ligjerisht;
Po ligjerisht ne kete vend, nuk duhet te kete qytetare te dores se dyte, por ne fakt ka-JANE PUNETORET, PRODHUESIT E BUJQESISE;
Shikoni, kur ata blejne, detyrimi ligjor eshte te paguajne menjehere ose brenda 45 ditesh, perndryshe detyrimi i tyre merret me force!
Por kur tek bujqit prodhues blejne te njejtet tregtare-ata qe me pare shisnin, parate nuk paguhen as per 1 vit!