Ndërtesa e Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut është në evakuim pas denoncimit për bombë në mëngjesin e sotëm në adresën e këtij institucioni.
“Ju informojmë se Ministria e Punëve të Jashtme ka marrë informacion me e-mail se në objekt janë vendosur mjete shpërthyese. Ministria ka njoftuar menjëherë shërbimet përkatëse në MPB, me udhëzimin e të cilëve objekti është evakuuar menjëherë.
Në përputhje me protokollet e sigurisë, sapo të krijohen kushtet e duhura, punonjësit do të kthehen në punë”, njoftojnë MPB.
Policia ndodhet në terren dhe janë marrë masa kontrolluese për objektin.