Ish-i dërguari i posaçëm për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell, ka kërkuar që të hiqen barrikadat në veri të Mitrovicës.
Në një postim në Twitter, Grenell po ashtu iu ka bërë thirrje evropianëve të ndryshojnë strategjinë e tyre. Ndërkohë, ka kërkuar lirimin e ish-presidentit Hashim Thaçi nga Haga.
Postimi i plotë:
Albin Kurti duhet të lirojë serbët e ndaluar, të hapen të gjitha vendkalimet dhe të hiqen të gjitha barrikadat – njëkohësisht.
Dhe nëse Kurti nuk e bën këtë menjëherë, atëherë SHBA duhet të ndalojë çdo ndihmë. Nuk duhet të mbështesim dikë që krijon terror.
U bëj thirrje evropianëve që të ndryshojnë direktivat e strategjisë së tyre Kosovë-Serbi. Ata nuk po e ndihmojnë krizën ballkanike – po e përkeqësojnë atë me ndërhyrjet e tyre të njëanshme dhe të çrregullta. Dhe lironi Hashim Thaçin menjëherë nga Haga.