Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, duhet të përballet me mungesën e mundshme të dy titullarëve në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, kundër Kroacisë.
Përveç mungesave tashmë të sigurta të Acunas dhe Montielit, që janë të skualifikuar, ka pasur paqartësi për gjendjen fizike të De Paulit dhe Di Marias nga ajo që është parë në seancën e sotme stërvitore.
Trajneri do të konsultohet me stafin mjekësor dhe do të vendosë nëse do t’i përdorë dy lojtarët gjatë ndeshjes.
Ndërkohë, u testuan rreshtimet 4-3-3 dhe 3-5-2, me modulin e parë më të mundshëm nëse do të rikuperohet Di Maria.