Kreu i PL Ilir Meta nga Durrësi hodhi akuza të forta ndaj qeverisë së Edi Ramës.
Meta tha se në Portin e Durrësit, Rama pastron paratë e bandës së tij.
“Zgjidhja nuk është largimi, por ndryshimi dhe ai është i pashmangshëm. Durrësi e ndjen më mirë se kushdo situatën e padrejtë që ndodhet çdo qytetar. Ky qytet dhe ky qark, që normalisht duhet të ishte më i favorizuari, në fakt, është në një pozitë tjetër.
Qyteti me mundësitë më të mëdha në vend, për shkak të portit tregtar, për shkak të mundësive të tjera logjistike, është jo vetëm pas Tiranës, por edhe pas Fierit, Gjirokastrës dhe qarqeve të tjera. Nuk ka qenë prioritet zhvillimi i Durrësit në interes të qytetarëve të saj, por interesi ka qenë gjithmonë, përdorimi i Durrësit për të pasuruar ata që e keqpërdorin këtë qark.
Durrësi, që me pozicionin gjeografik që ka, që duhet të ishte qendra e investimeve të huaja, për fat të keq është ndër rajonet me më pak investime të tilla. Në Maqedoninë e Veriut, janë zona të lira industriale. Maqedonia vetëm një vit, i mjafton për të shlyer borxhin e saj me eksporte.
Shqipërisë i duhen 13 vite për të shlyer borxhin e saj me eksporte. Një nga mënyrat që përdoret në Maqedoninë e Veriut për ta bërë atraksion për investitorët e huaj është që Maqedonia është 200 km larg portit të Durrësit. Në Portin e Durrësit, Rama pastron paratë e bandës së tij”, tha Meta.