Një makinë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Fier, ku mësohet se u desh ndihma e zjarrfikëses për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Por gjatë rrugës së kthimit, zjarrfikësja ka ngecur në urën e kishës Shën Gjergj në Fier. Njëra gome ka prishur dërrasat e urës duke mbetur e bllokuar.
Zjarrfikësit janë duke shkarkuar në Gjanicë ujin e automjetit për të lehtësuar peshën e mjetit, i cili ka dëmtuar urën me dërrasa të Kishës dhe është bllokuar në mes te saj.