Argjentina i falet portierit Emiliano Martinez dhe fluturon në gjysmëfinalet e Botërorit, pas suksesit 4-3 me penallti ndaj Holandës, në një sfidë ku 120 minutat u mbyllën në barazim 2-2.
Ndonëse nisi me një ritëm të ulët, sfida u ndez veçanërisht në 20 minutat e fundit dhe në kohën shtesë, ku u shënuan 3 gola, u krijuan shumë raste dhe u akorduan plot 15 kartonë të verdhë, një rekord absolut për një ndeshje Botërori.
Ra në sy edhe nervozizmi i Lionel Messit, që debatoi me trajnerin holandez Van Gaal dhe më pas me arbitrin Lahoz për kartonin e verdhë, ndërsa pas ndeshjes pati edhe një shpërthim ndaj një kundërshtari.
“Çfarë ke që shikon budalla? Çfarë ke që shikon? Ik andej, budalla!”, dëgjohet të thotë Messi, teksa priste të niste intervistën me Tyc Sport, ndërsa gazetari zbuloi se reagimi ishte ndaj sulmuesit holandez Weghorst, i cili shënoi dy golat për “tulipanët”.
“Van Gaal vende que juega bien al futbol y metia pelotazos nomas” LO AMO ESTA DESACATADO pic.twitter.com/M84AfJbRFe
— Agus261 (@Agus261_) December 9, 2022
Më pas nuk mungoi një thumbim edhe për Van Gaal, i cili pati provokuar argjentinasin para ndeshjes.
“Van Gaal tha se Holanda e tij di të luajë futboll, por nuk e pamë këtë sonte. Kishte futur vetëm futbollistë të gjatë dhe luanin vetëm me topin lart”, tha Messi.