Një akt i shëmtuar që priret të destabilizojë – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një akt i shëmtuar që priret të destabilizojë –

15:33 | 09/12/2022
në Uncategorized
0

Nga Redi Shehu– Që data 6 dhjetor do të linte gjurmë në vëmendjen e të gjithëve, kjo as që nuk kishte fare diskutim, por që të befasonte audiencat deri në atë masë sa të eklipsonte të gjithë ngjarjen më të rëndësishme politike, atë të Samitit BEBallkani Perëndimor në Tiranë, këtë nuk e kishte imagjinuar askush.

Pikërisht, në momentin kur i gjithë fokusi i secilit ishte përqendruar te koreografia e ngjyrave dhe estetikës me të cilën mazhoranca kishte përgatitur terrenin për këtë Samit, një ngjarje e pazakontë dhe tepër e shëmtuar ndodhi. Kreu i Partisë Demokratike, z. Sali Berisha, u godit nga një individ me grusht në fytyrë, duke i lënë këtij të fundit dëmtime jo të vogla. E gjithë ngjarja, e cila rrotullohej e përsëritur deri në budallallëk nga të gjitha mediat tona, krijoi një ndjenjë pështjellimi pse jo dhe frike rreth asaj që mund të ndodhte më pas. Siç edhe e pamë, z. Berisha arriti ta menaxhonte mirë situatën dhe vazhdoi me agjendën e tij pavarësisht ngjarjes.

Një shtetas me emrin Gert Shehu, i cili sipas raportimeve të para, kishte probleme mendore për të cilat edhe kurohej, arriti që 6 dhjetorin ta fuste në analet e politikës shqiptare si një nga ato ngjarje që të kthenin pas në fillimet e tranzicionit, thënë thjesht, një fluturim në të shkuarën tonë problematike.

Ngjarja është e rëndë për shkak se u drejtua në dëm të një ishPresidenti, ish-Kryeministri dhe mbi të gjitha, në dëm të një 78-vjeçari. Fatkeqësisht, kjo ngjarje, përveç shumë precedentëve negativë që hapi, riktheu edhe një herë pas kaq shumë vitesh e përpjekjesh në favor të fjalës kundrejt dhunës, të rikthente dhunën si një mekanizëm, i cili mund t’i mbivendoset fjalës. Herën e parë, këtë fenomen pas kaq shume vitesh e pamë me 8 janar, kur dhuna ishte prezente në selinë e Partisë Demokratike, duke rrezikuar seriozisht jetët e njerëzve, dhe hera e dytë u manifestua me 6 dhjetor.

Shumë prej nesh menjëherë bombarduan veten me pyetje të tipit se pse kjo ngjarje duhej të ndodhte atë ditë, apo edhe se kush ishte përfituesi më i madh i saj? Në një logjikë të thjeshtë, asnjëri nga liderët kundërshtarë nuk do të ishin përfituesit e kësaj ngjarjeje. Z. Rama nuk do të ishte i interesuari që kjo ngjarje të ndodhte pikërisht në ditën më të rëndësishme të tijën si politikan.

Për herë të parë në historinë e vet, Bashkimi Evropian organizon një Samit për Ballkanin Perëndimor jashtë territorit të vet në Ballkan dhe ekzaktësisht në Shqipëri. Gjithkush po të ishte në vendin e Kryeministrit Rama, do të ndjehej jo vetëm në lartësinë e maleve, por edhe do të bënte çmos që ashtu siç bllokoi makinat, edhe mizat të mos cenonin spektaklin e ngjyrave dhe estetikës shqiptare.

Kjo, karshi liderëve evropianë të cilët estetikën e kanë “fe” të tyren. As z. Berisha nuk do të donte që kjo ngjarje të ndodhte, sepse ai për shkak të organizmit të një proteste shumë të debatueshme në një ditë të rëndësishme për Shqipërinë, ishte i kompletuar nga frika e çdo të papriture në ditën më të gabuar, e cila do ta ngarkonte atë politikisht me një barrë të rëndë karshi shqiptarëve.

Po atëherë, pse ndodhi? Përse në datën të jenë shërbime inteligjente të huaja kryesisht të vendeve aspak miqësore me ne, të cilët kanë gjetur datën dhe kohën e duhur për të shkaktuar një konflikt politik e më pas edhe civil mes shqiptarëve. Për ta bërë këtë, formula është e njohur, gjej një njeri me probleme psikike, përdorues të drogave, si dhe të dhunshëm.

Akuzat e opozitës se këtë e ka bërë Rama, duken jo vetëm pa një linjë logjike, por edhe sempliste të motivuara thjesht për konsum politik. Është pikërisht këtu që duhet të hyjë në lojë përgjegjshmëria, si dhe pjekuria e liderëve tanë kur bëhet fjalë për ngjarje të tilla.

Në vend që të presin me durim rezultatet e hetimeve, ata vrapojnë të bëjnë deklarata, të cilat ndezin edhe më shumë atmosferën përcëlluese politike, duke rrezikuar seriozisht destabilitetin e vendit. Një klasë politike e përgjegjshme, tregohet e pjekur dhe e kujdesshme që gjërat të mos precipitojnë në nivele të tilla alarmante sa të shkaktojnë një konflikt social me pasoja të paparashikueshme.

Z. Rama nuk kishte fare nevojë të porosiste sulmin ndaj kryetarit te opozitës, sepse ishte vetë protesta e organizuar prej këtij të fundit dhurata më mirë elektorale që i bënte kryeministrit në atë dite, kështu që nuk kishte fare nevojë të godiste opozitën kur të gjitha mediat ndërkombëtare ishin në Tiranë. Një sulm i pozitës ndaj opozitës në sy të këtyre mediave do të thoshte një akt vetëvrasjeje politike për mazhorancën.

Prandaj, narrativja opozitare është krejt pa sens. Mos të harrojmë se në protestën e datës 12 nëntor, z. Berisha e shpalli Ramën armik të tijin. Ky cilësim është motivi perfekt për këdo që do të donte që në Shqipëri destabiliteti të ulej këmbëkryq në kohën kur e gjithë bota ndjehet e destabilizuar për shkak të luftës në Ukrainë dhe ne si shqiptarë kemi shumë armiq që do ta donin këtë gjë me gjithë shpirt.

Ja pse është shumë e rëndësishme që opozita të tregojë pjekurinë e duhur politike dhe të kontribuojë në gjënë më të rëndësishme që ka një vend, stabilitetin dhe prosperitetin. Nëse në 12 nëntor, deklarohej se nuk do të ketë më stabilitet dhe siguri në Shqipëri, nëse cenohet vota, kjo gjuhë e politikë sonë është melodi për armiqtë e shumtë që na rrethojnë.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Sulmet ndaj policisë dhe gazetarëve në Kosovë, BE e shqetësuar –

Sulmet në veri të Kosovës, polici i plagosur futet në operacion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Miliona euro shpenzime, por rrugë pa cilësi –

12:21 | 21/01/2026
Plasin ujërat në Luz të Fushë-Krujës, amortizohet rruga kryesore, rrezik për shoferët (Video) –

11:57 | 21/01/2026
“Presidenti Trump ka rikthyer sovranitetin amerikan”, Ambasada e SHBA në Tiranë shpërndan mesazhin e Marco Rubios –

11:39 | 21/01/2026
Të ardhura nga krimi, Prokuroria e Vlorës sekuestron pasuritë e të dënuarit për trafik droge (Emri) –

11:31 | 21/01/2026
Ish-deputetja socialiste, Blerina Gjylameti emërohet drejtoreshë e AKU-së –

11:23 | 21/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Miliona euro shpenzime, por rrugë pa cilësi –
  • Plasin ujërat në Luz të Fushë-Krujës, amortizohet rruga kryesore, rrezik për shoferët (Video) –
  • “Presidenti Trump ka rikthyer sovranitetin amerikan”, Ambasada e SHBA në Tiranë shpërndan mesazhin e Marco Rubios –
  • Të ardhura nga krimi, Prokuroria e Vlorës sekuestron pasuritë e të dënuarit për trafik droge (Emri) –
  • Ish-deputetja socialiste, Blerina Gjylameti emërohet drejtoreshë e AKU-së –
  • Dhëndrri dhe vajza e presidentit Trump mbërrijnë në Vlorë, takim për “Sazanin” te Uji i Ftohtë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Miliona euro shpenzime, por rrugë pa cilësi –
  • Plasin ujërat në Luz të Fushë-Krujës, amortizohet rruga kryesore, rrezik për shoferët (Video) –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com