Lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot në një komunikim me gazetarët se plani për goditjen me grusht ndaj tij ishte skenar i kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, ky akt u bë me qëllim asgjesimin e opozitës.
“Pse Edi Rama, atë ditë të samitit, zgjodhi sulmin fizik ndaj Berishës, në kuadër të asgjësimit të opozitës së vërtetë?
Edi Rama ishte i bindur se me këtë skenar apo ngjarjet që pasonin, do i jepnin opozitës një goditje asgjësuese.
Ai mendoi se Sali Berisha nuk do ngjitej më në tribunë apo ai do udhëhiqte në zonën ku kërcënohej siguria e samitit. Dhe kështu do u tregonte fytyrën e vërtetë, pjesëmarrësve në samit.
Ose do të ndodhte që kamikazi i tij të vritej dhe në këtë mënyrë të damkoste opozitën si vrasëse para botës.
Gerti Shehu është arrestuar së bashku me 4 të tjerë te liqeni artificial duke shpërndarë drogë. Por policia nuk e ka çuar në gjykatë se ishte i infiltruari i saj.
Dëshmitarë të tjerë rreth e përqark e kanë njohur atë thjesht si një informator policie. Janë përhapur variante të shumta. Pse atëherë? Një informator policie ka një përzgjedhje të caktuar, aktin e parë që do bënte në rast se mësonte informacionin më të vogël për një tentativë të tillë, do informonte shtetit.
Ata që duan ta paraqesin si nga shërbimet e huaja nuk kanë asnjë fakt. Unë akuza ta pabaza nuk mund të ngre. Ky ishte njeri i shtetit. Edi Rama po e mbron këtë për llogari të shërbimeve të huaja? Jo. Edi Rama po e mbron se qëndron prapa skenarit.
Sulmi fizik ndaj Sali Berishës është një sulm tërësisht i porositur. Përpjekja e tij për të shuar çdo shpresë hetimi e fajësojnë atë plotësisht.
Përdorimi i një dokumenti të paligjshëm që nuk kanë asnjë vlerë ligjore dëshmor se autorë të vërtetë janë ata që po përpiqen ta shpëtojnë kamikazin pa eksploziv nga barra e krimit. Deklaratat që u bënë ishin të gatshme të shpërndara nga zyra e Fugës”, u shpreh Berisha.