Në polici 31-vjeçari Gert Shehu që goditi me grusht Sali Berishën në protestën e opozitës para dy ditësh, tha se e kishte planifikuar aktin që në vitin 1997. Por deklarata e tij mbetet kontradiktore, pasi asokohe i riu ishte vetëm 6 vjeç.
Aktualisht agresori ndodhet në spitalin e Traumës ku po mjekohet pas goditjeve që mori nga mbështetësit e Berishës pasi ai kreun aktin e dhunshëm.
Shehu akuzohet për goditje për shkak të detyrës dhe plagosje me dashje. Deri më tani ai nuk ka pranuar të flasë për arsyet që shtynë drejt këtij veprimi.
Pritet që Gerti Shehu t’i nënshtrohet një ekspertize mjekësore për shkak se familjaret e tij pretendojnë se ai vuan nga probleme te shëndetit mendor.
The post Sulmoi Berishën, Gert Shehu në polici: E planifikova që në 97’ appeared first on 27.