Një nga ish-konkurentët më të përfolur në edicionin e dytë të “Përputhen” është Beart Rexhepi. Ai u dallua në program për fizikun e palestruar dhe qetësinë që e karakterizonte.
Mirëpo ajo që e bëri kryefjalë të mediave rozë, ishte romanca e tij me Tea Trifonin. Kjo periudhë ka mbetur shumë pas, dhe sot Bearti është më i lumtur se kurrë në një lidhje të re.
Së fundmi përmes një postimi në Instagram, Bearti ka treguar se i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka ndarë një video dhe një foto me partneren misterioze, krahas së cilave shkruan:”Ajo tha po”.