Rajoni i Le Marche në Itali është goditur nga një tjetër tërmet. Magnituda e lëkundjes ishte 3.7 dhe u regjistrua në agim në brigjet e zonës Pesaro- Urbino. Thellësia ishte 9 kilometra.
Tre lëkundje të tjera me magnitudë 2.1 dhe 2.7 pasuan brenda dhjetë minutave. Jo e gjithë popullata e ndjeu tërmetin dhe nuk raportohet për dëme momentalisht.