Kylian Mbappe ka munguar në seancën e fundit stërvitore të Francës për shkak të një problemi fizik. 23-vjeçari që do të ndeshet me Anglinë të shtunen, shqetëson jo pak me gjendjen e tij.
Sulmuesi ka shënuar 5 gola në tre ndeshje me fanellën e Francës këtë botëror por mund të jetë një mungesë shumë e rëndësishme në çerekfinalen me ishullorët.
Gazeta “L’Equipe” shkruan se trajneri Didier Deschamps ka zhvilluar një bisedë të gjatë me mjekun e ekipit, ndërsa lojtari ka punuar i veçuar.
Ndrihen dyshime se dëmtimi mund ta pengojë lojtarin e momentit të zbresë në fushën e blertë të premten në një sfidë shumë të rëndësishme si ajo kundër Anglisë, për fazën çerekfinale të Kupës së Botës.