Pas incidentit me personin që qëlloi me grusht në fytyrë ish kryeministrin Sali Berisha, disa protestues janë vënë në pranga pasi janë kapur me disa shishe benzinë.
Mësohet se protestuesit janë ndaluar në momentin që po udhëtonin drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me 50 litra benzinë me vete, ndërsa nuk dihet ende se çfarë kishin në plan të bënin protestuesit me benzinën që kishin me vete. Nuk dihen as identitetet e personave që janë ndaluar nga efektivët në Tiranë.