Pak para nisjen së protestës të thirrur nga opozita, janë zbuluar disa nga pankartat që do të përdoren në protestë. Me thirrjet “Edi mos na e vidh të ardhmen” dhe “zgjedhjet në Shqipëri, si të Stalinit” janë disa nga pankartat që priten të shoqërojnë protestën e sotme.
Sot opozita do të organizojë një protestë, që përkon në të njëjtën ditë me Samitin e liderëve të BE dhe Ballkanit Perëndimor. Berisha deklaroi më herët se manifestimi organizohet në mbrojtje të vlerave europiane, të cilat sipas tij po rrezikohen dhe po kërcënohen nga kreu i qeverisë Edi Rama.
Berisha ka reaguar së fundmi, për të bërë thirrjet e fundit për mbështetësit e tij për të dal në protestë në orën 12:00 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Opozita ka kërkuar që të protestojë përpara selisë së qeverisë. Por kjo kërkesë është hedhur poshtë nga policia, sipas së cilës kjo zonë është pjesë e perimetrit të sigurisë për takimin e nivelit të lartë.