Rëndohet shëndeti i futbollistit legjendar Pele. Ai vuan nga kanceri dhe gjendja duket se po përkeqësohet. Për shkak të situatës delikate të yllit brazilian, selia botërore e futbollit ka dërguar disa mesazhe inkurajimi dhe urimi për një shërim të shpejtë.
Një nga më prekësit ishte ai i FIFA-s, e cila përdori më shumë se 100 dronë mbi gjirin e Dohas, të cilët me lazer vizatuan siluetën e një fanelle të verdhë, të famshmes “canarinha” me numrin historik 10. Videoja u shpërnda në rrjetet sociale dhe shpejt u bë virale.