Kandidati i Primareve në kryeqytet, Julian Deda dha një mesazh për demokratët pasi votoi në selinë blu. Ditën e sotme aktori e cilësoi si ditë feste, ndërsa kërkoi nga demokratët të dalin nga shtëpitë dhe përmes votës të zgjedhin kandidatin që duan.
“Sot është ditë feste për PD-në dhe ditë zie për Erion Veliajn. Sot demokratët do të zgjedhin më të mirin e më të mirëve. Kam një thirrje për ata që nuk kanë votuar, të shkojnë të votojnë dhe ta shprehin vullnetin e tyre me votë. Procesi është i shkëlqyer. Në fund të votojnë numrin shtatë,” tha Deda.
Deda u shpreh se ai do jetë fitues i këtyre primareve. Demokratët dhe simpatizantët e PD-së votojnë për herë të parë në një proces historik për primaret.