Kryeministri Edi Rama këtë herë ka zbutur tonet ndaj SPAK kur u pyet nga qytetarët se përse ish kryeministri Sali Berisha dhe Ilir Meta nuk janë marrë ende të pandehur.
Rama theksoi se hetimet nuk janë gjëra që bëhen me një të shtypur të “sustës”, ndërsa shtoi se nuk i përket atij apo qeverisë për tu përgjigjur për mos hetimin ndaj Berishës dhe Metës.
“Jam si ju i frustruar por nuk shkohet tek mohimi i punës së SPAK dhe as tek hedhja e baltës apo insinuatave të kësaj natyre se nuk janë gjëra që bëhen me sustë. Do isha shumë mirënjohës nëse çështje e lidhura me këto 2 personazhe të mos më vihen mua përpara si çështje që kanë të bëjnë më mua. E keni bërë këtë zgjedhje në 1990. Nuk dënon, arreston, gjykon më kryeministri, qeveria dhe shumica. Nuk e bën. Dhe fatmirësisht që nuk e bën. Nëse do ndodhtë kështu, unë do isha i pushkatuar me kohë dhe nuk do të kisha mundësi të pushkatoja. Njerëzit i kuptoj shumë mirë që nuk ka avancim për t’i dhënë formë dhe përmbajtje, por kjo nuk do të thotë që t’i hidhemi në fyt SPAK”, tha Rama.
Lexo edhe: Mundën Serbinë, Rama hesht për Xhakën dhe Shaqirin