Kryeministri Edi Rama është duke mbajtur një bashkëbisedim me qytetarët dhe gazetarët nëpërmjet Facebook-ut, 48 orë përpara samitit BE-Ballkani Perëndimor që do të zhvillohet në Tiranë.
Një qytetar e ka pyetur Ramën nëse BE do të japi para për Shqipërinë, ndërsa i pari i qeverisë ka thënë se situata është e vështirë. Përgjigjen e tij Rama e ka nisur me situatën e emigracionit duke thënë se edhe Italia ka një problem shumë të madh me largime dhe me ekonominë.
“Largime masive të njerëzve nga Italia, ka shumë vende që po përballen me këtë proces. Bari i komshiut duket më i gjelbër. Hesapet e tjetrit bëhen më kollaj. Për të gjithë ata që thonë jo pagat atje, mundësitë, jeta… Është koha për ta parë këto largime. Isha me disa miq italianë, dhe thanë se paguajnë 67 %. Ishin sipërmarrës të vegjël. Taksa pa TVSH brenda. Është një shifër që tregon se ato të ardhura janë një anë e medaljes, ana tjetër janë kontributet,” theksoi Rama.