Holanda dhe Argjentina janë 2 çerekfinalistët e para të Kupës së Botës, Katar 2022, teksa ditën e sotme do të zbulohen edhe 2 ekipet e tjera që do të vijojnë më tej rrugëtimin. Në fushë do të zbresin Franca dhe Anglia, që janë padyshim dhe 2 ndërkombëtaret pretendente për t’i shkuar deri në fund këtij trofeu.
Në orën 16:00, “Gjelat” e Didier Deshamp do të përballen me Poloninë e Levandovskit, ndërkohë që në orën 20:00 do të jetë radha e “3 Luanëve”, për të luajtur kundër Senegalit.
Dy duele këto që pritet të jenë tepër të luftuara, me Francën dhe Anglinë që janë favorite në letër.