Një 63-vjeçar nga Ura Vajgurore është arrestuar nga policia pasi ka kanosur me armë zjarri dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, bëjnë me dije burimet e oranews.
Sipas policisë “Dhimo Ziu, 63 vjeç u arrestua një ditë më pari pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kanosur me armë zjarri bashkëshorten shtetasen A.Z, 41 vjeçe, banuese në Urë Vajgurore. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit, model 56”
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake” dhe “Kanosja”, parashikuar nga nenet 130/a, 278 dhe 84 të Kodit Penal.