Pas fitores ndaj Serbisë, futbollisti Granit Xhaka ka treguar arsyen se përse veshi fanellën e Ardon Jasharit. Ai u shpreh se veprimi nuk ishte politik, por një dedikim dhe mesazh për heroin Adem Jashari, që mban të njëjtin mbiemër.
“Jo, nuk kishte asgjë politike brenda kësaj. Ishte një referim dhe dedikim për Ardonin, i cili është një i ri që po rritet shpejt, e të cilin e këshilloj shumë dhe që meriton shumë respekt për atë që është duke e bërë”, deklaroi Xhaka në konferencë për shtyp pas lojës.
Xhaka u zgjodh lojtari i ndeshjes, ndërsa Shaqiri e shënoi njërin prej tre golave të fitores së Zvicrës ndaj Serbisë, e cila ia siguroi ekipit helvetik kualifikimin në të tetën e finales së Kupës së Botës.










