Nusja refuzon të lajë këmbët e vjehrrit, babë e bir e rrahin – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nusja refuzon të lajë këmbët e vjehrrit, babë e bir e rrahin –

21:51 | 02/12/2022
në Uncategorized
0

Dhuna ndaj grave dhe vajzave për fat të keq mbetet fenomen shqetësues.

Shumë prej tyre kanë kurajo dhe denoncojnë. Shifra e urdhrave të mbrojtjes kalon 3000 persona në vit që me vendim gjyqësor duhet të mbrohen nga një familjar i dhunshëm, kryesisht burrë që ose nën efektin e alkoolit, ose për xhelozi, ose nga gjaknxehtësia sulmon njeriun e dashur të familjes.

Sakaq rasti i mëposhtëm tregon se është shumë e vështirë që zakonet e prapambetura të harrohen dhe të lejojnë çiftet e reja të ndërtojnë familje.

Një 32-vjeçar që jeton në Paskuqan ka befasuar policinë me zakonet e prapambetura që kërkoi të respektoheshin pasi bashkëshortja refuzoi të lajë këmbët e vjehrrit. Gruaja i tha boll keqtrajtimit nga 32-vjeçari dhe sipas dosjes që ju vendos në dispozicion Gazetasi.al, kërkoi ndërhyrjen e oficerëve të policisë (komisariati numër 5).

Rasti i dhunës ekstreme të kryer nga i riu kulmoi mbas refuzimit të të resë e cila nuk pranoi ti shërbejë vjehrrit sipas rregullave të caktuara në familjen dibrane që është zhvendosur dhe jeton prej vitesh në periferi të Tiranës.

Rrëfimi

“Kam ardhur me pushime prej dy-tre javësh së bashku me tim shoq dhe fëmijët dhe u vendosëm tek prindërit e tij në Paskuqan”, e nisi rrëfimin e reja.

Para policisë ajo tregon me detaje se i shoqi nuk ishte ndarë nga prindërit që ajo i respektonte sa herë kthehej në Shqipëri.

“Që ditën e parë vjehrri më urdhëroi që unë ti shërbeja. Më kërkoi ti jepja ujë dhe i dhashë. Më kërkoi të bëja gati ushqimin dhe pa asnjë problem gatova. Më kërkoi ti laja këmbët dhe një gjë të tillë në mënyrë absolute nuk pranova ta bëj. Ai filloi të bërtasë”, përmend e reja e cila thotë se ishte ndjerë e poshtëruar nga kjo kërkesë që në familjen e të shoqit ishte shenjë ku nusja duhet të tregonte respekt sipas zakoneve. Gruaja thotë se kishte dëgjuar për këtë zakon, por nuk pajtohej me larjen e këmbëve.

Ky refuzim i saj i solli debate me bashkëshortin që i është lutur të bindet.

“Aty ndërhyri vjehrri dhe nisi të ushtrojë dhunë psikologjike dhe fizike. Edhe im shoq nisi dhunën fizike kur pa që reagova. Më kapën për flokësh dhe krahësh dhe më qëlluan me shpulla. Im shoq befas më vuri duar të fyt dhe më tha “do të vras”. Kjo skenë e tmerrshme për nënën e dy fëmijëve është ndërprerë nga një i afërm që kur ka dëgjuar të bërtiturat , i ka ndarë nga kacafytja. Nusja e re ka vrapuar për në dhomën e gjumit ku mbasi e ka mbyllur me çelës, ka telefonuar direkt Policinë. Vjehrri fiku energjinë elektrike dhe ndërpreu internetin që mos të kisha komunikime jashtë mureve, por unë e realizova telefonatën me Policinë,”- thotë më tej gruaja.

Çifti, sipas policisë, jeton në Itali dhe shpesh vijnë për pushime tek prindërit e moshuar të kryefamiljarit.

“Fëmijët e mi ishin dëshmitarë të kësaj skene dhe të dhunës që erdhi sepse refuzova të respektoj zakonet e tyre”, përmend e reja.

Deklarata e bashkëshortit

Por kryefamiljari që përfundoi në pranga këmbëngul se e shoqja ka luhatje personaliteti dhe se për këtë shkak në vendin ku ata jetojnë në Itali ajo trajtohet me psikologë. Por procesverbalet e marrjes në pyetje të fëmijëve të mitur dolën kundër qëndrimit të të arrestuarit. Policia u bind se përleshja midis të rriturve u ndez nga një zakon që, siç kuptohet, vazhdon të jetë ende prezent në disa familje.

Një grua e moshuar ndërkohë është vënë nën hetim në gjendje të lirë për shkak të moshës së thyer sepse sulmoi të bijën e cila vendosi të ndahet dhe u kthye tek e ëma.

“Ime më e quan turp veprimin tim, e lashë burrin sepse ai nuk punon dhe nuk e dua më. Kërkova vetëm pak ditë të qëndroja tek prindërit, por nëna më kapi flokët dhe më tha: “kthehu tek burri ndryshe do të vras””, ka deklaruar 41-vjeçarja.

41-vjeçarja që bëri denoncimin është nënë e tre fëmijëve dhe në familjen kuksiane divorci i kërkuar nga një grua është i pakonceptueshëm.

“Nëna jeton me nusen e vëllait të madh i cili është në Angli. Ditën që e priti keq ndarjen nuk fola se është nëna ime. Por përditë gjendja u bë e rëndë, përditë nëna më shante. Ajo i kërkoi kunatës që mos të më fliste me gojë se do ta bëja siç jam unë, sipas asaj”.

Policia i thotë Gazetasi.al se gruaja u sulmua në njërën prej këtyre netëve nga e ëma dhe kunata dhe kjo e shtyu që të bëjë telefonatën për ndihmë.

Ndërkohë e moshuara ka hedhur poshtë çdo version të të bijës.

“T. u kthye vonë në shtëpi dhe kjo nuk mund të ndodhë në shtëpinë time. Po të ishte im shoq gjallë, vajza nuk do guxonte të bënte këto gjëra. Kur më bëri kafenë në mëngjes vura re që për vete mori një gotë raki dhe për mua kjo është diçka e rëndë”, akuzon e moshuara nga ana e saj. Policia i shpjegoi Gazetasi.al se mbas denoncimit, 41-vjeçarja nuk u kthye më në banesë dhe ka refuzuar të marrë urdhër mbrojtjeje. Nga kërkimi policor ajo nuk u kthye as tek bashkëshorti. Mësohet se ajo është zhvendosur me qira në kryeqytet ku dhe ka nisur punë si banakiere.

“Tërhiqem nga denoncimi ndaj nënës, isha e tronditur ditën që më sulmuan dhe nuk dua të hetohet më”, lutet kuksiania por një kërkesë e tillë nuk do merret parasysh.

/GazetaSi/

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Deklaratat e Vuçiçit për Kurtin, vjen thirrja e BE –

Tensionet mes Serbisë dhe Kosovës, BE me mesazh të qartë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Napoli fiton Superkupën e Italisë, thyen Bologna-n në finale –

22:37 | 22/12/2025
Flamur Noka nxjerr Ervin Salianjin nga grupi i Kryesisë së PD-së në Whatsapp –

22:07 | 22/12/2025
Protesta e PD-së përpara Kryeministrisë, disa të shoqëruar në komisariat –

21:39 | 22/12/2025
Numërimi mbrapsht ka filluar –

Numërimi mbrapsht ka filluar –

21:31 | 22/12/2025
Pas largimit të Berishës, Lapaj zhvendoset te Kryeministria: Rama nuk largohet me ‘turizëm protestash’

20:41 | 22/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Napoli fiton Superkupën e Italisë, thyen Bologna-n në finale –
  • Flamur Noka nxjerr Ervin Salianjin nga grupi i Kryesisë së PD-së në Whatsapp –
  • Protesta e PD-së përpara Kryeministrisë, disa të shoqëruar në komisariat –
  • Numërimi mbrapsht ka filluar –
  • Pas largimit të Berishës, Lapaj zhvendoset te Kryeministria: Rama nuk largohet me ‘turizëm protestash’
  • Çdokush është i mirëpritur, kjo betejë s’do të ndalet –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Napoli fiton Superkupën e Italisë, thyen Bologna-n në finale –
  • Flamur Noka nxjerr Ervin Salianjin nga grupi i Kryesisë së PD-së në Whatsapp –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com