Gjendje alarmante, si u vranë dy gra në Kosovë brenda 5 ditësh – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjendje alarmante, si u vranë dy gra në Kosovë brenda 5 ditësh –

09:43 | 01/12/2022
në Kosove Rajon
0

Read more

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Një gjendje alarmante cilësohet ajo që po kalon Kosova përsa i përket dhunës ndaj grave. Dy prej tyre u vranë nga bashkëshortët vetëm brenda 5 ditëve. Të premten e 25 nëntorit, mësuesja e shkollës fillore “Dardania” në Prishtinë Sadije Godeni 63-vjeç u vra mizorisht në gjumë. Autor ishte bashkëshorti i saj, Izet Godeni. Ai i mori jetën bashkëshortes me anë të goditjeve me sëpatë.

Ndaj Godenit, Gjykata Themelore ka marrë vendim për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje e rëndë’.

Ndërsa mbrëmë, i gjithë vendi u trondit nga rasti i tmerrshëm që ndodhi në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Gruaja shtatzënë e cila ishte shtrirë në këtë Klinikë, Hamide Magashi, 35-vjeçare, dyshohet se u vra me dy plumba nga ish-bashkëshorti i saj, Sokol Halili, me të cilin ishin në proces të ndarjes.

Magashi  ishte në javën e fundit të pritjes së ëmbël e cila u kthye në tragjedi. Burri me të cilin ishte në proces divorci ia mori jetën gruas dhe fëmijës dhe më pas iku me veturën e tij Opel Astra me targa 05-450-BC.

Policia e ka shpallur në kërkim të dyshuarin dhe e ka konfirmuar rastin tragjik.

Gruaja që u vra mbrëmë në oborrin e QKUK-së ishte nën trajtim të autoriteteve pasi në këtë rast ishte lëshuar një urdhër për mbrojtje. Ajo në korrik të këtij viti kishte raportuar në Polici një rast të dhunës në familje, ku personi për të cilin kishte raportuar ishte pikërisht ish-bashkëshorti i saj.

Fjalët e fundit që 35-vjeçarja shtatzënë Hamide Magashi ka thënë para se të vritej nga burri i saj në Kosovë janë bërë publike. Vrasja e saj ndodhi pikërisht në oborrin e Gjinekologjisë ku ka pasur edhe kalimtarë rasti.

Klan Kosova ka rënë në kontakt me një dëshmitare e cila i ka dëgjuar fjalët e fundit të viktimës para se ajo të vritej.

“Po, më duket se ka qenë shtatzënë sepse ka bërtitur: ‘pasha këtë fëmijë që kam me lind sonte’”. Ai veç e ka nxjerrë alltinë prej xhepit dhe e ka qëlluar dy herë”, ka thënë dëshmitarja.

Gruaja që dyshohet se u vra në oborrin e QKUK-së ishte duke jetuar me babanë e saj që kur u nda nga burri i saj.

Kështu e konfirmoi për T7 motra e viktimës, e cila tha se H.M dhe burri i saj kanë pas probleme edhe më herët, dhe se burri i saj gjithmonë ka mbajtur armë e thikë në shtëpi.

Deputeti i LVV-së, Haki Abazi ka kërkuar dorëheqjen e ushtruesit të detyrës drejtorit të Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti nëse konfirmohet se rasti ka qenë i lajmëruar në polici.

“Unë mendoj që drejtori i Policisë  sonte duhet të jap dorëheqje. Si deputet po e them me plot përgjegjësi, nëse rasti ka qenë i lajmëruar në polici”, ka deklaruar Abazi në RTV Dukagjini.

Vrasja e shtatzënës nxiti reagime të ashpra në Kosovë.

Kryeministri Albin Kurti, tha se kjo ishte vrasje mizore, “e papranueshme dhe e padurueshme”.

Të Lidhura

Dënimi politik, Salianji: Më ofruan para në këmbim të heshtjes dhe burgut

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

nga 27 ok
17:06 | 18/03/2025
0

Ervin Salianji ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale që refuzoi lejen për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të...

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

nga 27 ok
15:50 | 13/12/2024
0

Shqipëria dhe Kosova njohën këtë të premte kundërshtarët e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Shorti i hidhur në selinë...

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

nga 27 ok
09:44 | 24/09/2024
0

Konfiskim i pasaportës, ndalim i largimit nga Serbia dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë e Beogradit dy herë në...

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

nga 27
13:12 | 12/03/2024
0

Pesë të rinj, tre grekë dhe dy shqiptarë, janë arrestuar pasi dhunuan një 21 vjeçar në Selanik. Ngjarja ndodhi mbrëmjen...

Para
Ilegal në fermë kanabisi, burg për shqiptarin në Angli

Ilegal në fermë kanabisi, burg për shqiptarin në Angli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Asnjë avion nuk ngrihet nga TIA prej dy ditësh –

Asnjë avion nuk ngrihet nga TIA prej dy ditësh –

16:08 | 08/12/2025
“Mos e paçi fatin e rinisë shqiptare” – Qytetari proteston i vetëm në Kukës më 8 Dhjetor –

“Mos e paçi fatin e rinisë shqiptare” – Qytetari proteston i vetëm në Kukës më 8 Dhjetor –

16:00 | 08/12/2025

Costa kritikon vizionin e SHBA-së për Evropën –

15:46 | 08/12/2025
Buxheti është një piramidë mashtrimi që grabit qytetarët –

Buxheti është një piramidë mashtrimi që grabit qytetarët –

15:32 | 08/12/2025
Pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja, xhaxhai i autorit kërkon zbutjen e masës së sigurisë –

Pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja, xhaxhai i autorit kërkon zbutjen e masës së sigurisë –

15:16 | 08/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Asnjë avion nuk ngrihet nga TIA prej dy ditësh –
  • “Mos e paçi fatin e rinisë shqiptare” – Qytetari proteston i vetëm në Kukës më 8 Dhjetor –
  • Costa kritikon vizionin e SHBA-së për Evropën –
  • Buxheti është një piramidë mashtrimi që grabit qytetarët –
  • Pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja, xhaxhai i autorit kërkon zbutjen e masës së sigurisë –
  • Dalin FOTOT e mjeteve që përdori Taulant Toma për t’u arratisur nga burgu në Itali –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Asnjë avion nuk ngrihet nga TIA prej dy ditësh –
  • “Mos e paçi fatin e rinisë shqiptare” – Qytetari proteston i vetëm në Kukës më 8 Dhjetor –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com