Rezistenca e shqiptarëve të Kosovës ndaj dhunës serbe, viti 1990 është jetësuar me një fotografi emblemë.
Personi që shihni nga fotot nuk është identifikuar kurrë me emër, por gjesti i tij është fotografuar nga Hazir Reka, para hotel Grand në Prishtinë.
Teksa të gjithë vraponin për t’ju larguar ‘milicisë’ serbe, ai zgjodhi që të mos lëvizte asnjë centimetër. Madje u ul në mes të sheshit dhe vuri dorën në faqe.
Në ndër të shqiptarit është gdhendur një statujë, që është vendosur pranë të njëjtit vend që zhvilloi edhe ‘protestën’ e tij.