Shtabi Elektoral i Partisë Demokratike akuzon shefin e krimeve të rënda në Drejtorinë e Policisë Dibër se po shpërndan lekë në këmbim të votave me një automjet 6 vendesh ngjyrë gri.
“Admir Trupja, shefi i krimeve të rënda në Drejtorinë e Policisë Dibër, po shpërndan lekë në këmbim të votave me një automjet 6 vendesh ngjyrë gri. Trupja dyshohet se para disa javësh ka marrë 28 mijë euro në këmbim të një sasie droge. Bashkëshortja e Trupjes është zyrtare e Bashkisë Dibër dhe anëtare e shtabit elektoral socialist.PD i ben thirrje prokurorisë të ndalojë në flagrancë shtetasin Trupja.PD i bën thirrje qytetarëve të bëjnë arrestimin qytetar të Admir Trupjes dhe të konfiskojnë paratë e drogës me të cilat po kryen krimin electoral”.
Ndërkohë më herët zëdhënësja e Shtabit Elektoral të Partisë Demokratike vlereësoi pjesmarrjen e deritanishme të votuesve në Dibër.
“Deri në këto momente që flasim, pjesëmarrja në zgjedhje është e kënaqshme.
Qytetarët po vijojnë votimin normalisht.Unë ju bëj thirrje votuesve të dalin masivisht në votime pasi sot qytetarët e Dibrës kanë në dorë të vendosin për të ardhmen e tyre.Qytetarët e Dibrës kanë dëshmuar se përfaqësojnë vlerat e demokracisë, as nuk tremben, as nuk shantazhohen , as nuk blihen.Askush nuk e ndryshon dot vullnetin e tyre.Sot, çdo njeri prej nesh, qytetarëve të Dibrës, ka në dorë me votën e tij të bëjë ndryshimin e madh për Dibrën dhe për të ardhmen tonë.Të dashur bashkëqytetarë; Dilni masivisht dhe votoni me qytetari, me mençuri dibrane”.
Tjetër denoncim nga PD për blerje votash në Dibër.
Demokratët thonë se banorët në fshatin Lishan i Epërm konstatuan një furgon që shpërndante miell në këmbim të votës.
PD shton se banorët kryen arrestim qytetar për shoferin e furgonit.
/oranews/