Klubi saudit Al Nassr i ka propozuar futbollistit portugez, Cristiano Ronaldo, një marrëveshje në vlerë prej 500 milionë euro për dy sezone e gjysmë.
Gazeta sportive spanjolle, Marca, ka pretenduar se 37-vjeçari Ronaldo, të cilit i është ndërprerë kontrata me klubin anglez, Manchester United, do të vazhdojë karrierën e tij profesionale në Arabinë Saudite.
Gazeta spanjolle ka shkruar se klubi Al Nassr i ka propozuar Ronaldo-s 200 milionë euro në vit për një kontratë dy vite e gjysmë dhe se janë shumë pranë marrëveshjes.
Lexo edhe: Kupa e Botës/ Franca dhe Argjentina zbresin sot në fushë
Po ashtu në lajm pretendohet se brenda 200 milionë eurove që do t’i jepen Ronaldo-s, përfshihet paga dhe marrëveshjet rreth reklamave.
Rivali më i madh i Al Nassr, në krye të cilit ndodhet trajneri francez Rudi Garcia, në ligën e Arabisë Saudite është ekipi Al Hilal, kampioni i fundit.
Gazeta spanjolle ka shkruar se futbolli saudit ka filluar të zhvillohet në vitet e fundit, se Ronaldo mund të tërheqë këtu interesin e medias dhe se asnjë klub në Evropë nuk mund t’i afrohet propozimit të klubit Al Nassr.