Mbyllet me rezultatin e bardhë 0-0 pjesa e parë e takimit mes Brazilit dhe Zvicrës, e vlefshme për grupin G të Botërorit që zhvillohet në Katar.
Skuadrat kanë qenë të kujdesshme, me brazilianët që kanë gjuajtur 4 herë portën, por pa mundur të gjejnë rrjetën.
Rasti më i mirë ishte ai i minutës së 27′, kur Vinicius Junior shpërdoroi një mundësi të artë teksa portieri Sommer bëri detyrën.