Presidenti i Gjermanisë Frank Walter Steinmeier ka uruar Shqipërinë për 110-vjetorin e Pavarësisë. Ai dha një mesazh për homologun Bajram Begaj, duke thënë se vendi ynë ka bërë një hap historik drejt Bashkimit Europian. Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në këtë rrugëtim.
“Shqipërinë dhe Gjermaninë i lidh një partneritet i ngushtë, në nivel dypalësh dhe si vende aleate të NATO-s. Gëzohem që përmes nisjes së bisedimeve të anëtarësimit këtë korrik Shqipëria ka bërë edhe një hap historik drejt Bashkimit Europian. Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë në mënyrë aktive vendin tuaj në këtë rrugë si mik dhe partner. Uroj për ju dhe bashkëkombësit tuaj mbarëvajtje personale dhe një të ardhme në paqe, liri dhe mirëqenie”, është shprehur Steinmeier.