Së shpejti veshjet mund t’i shkarkoni nga interneti dhe t’i printoni në 3D – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Së shpejti veshjet mund t’i shkarkoni nga interneti dhe t’i printoni në 3D

13:53 | 05/02/2016
në Gossip
0

Veshjet e shkarkuara nga interneti, të printuara mund të bëhen pjesë e dollapit tuaj. Çka filloi për dizajneren Danit Peleg vetëm si projekt në shkollën e modës, u kthye në një koleksion dizajnesh të printuara në 3D që kanë rezistencën dhe elasticitetin e veshjeve të përditshme. “Moda është diçka shumë fizike,” thotë ajo. “Pyes veten se si do të dukej bota kur veshjet tona do të ishin të digjitalizuara.”

Muajt e fundit, kam udhëtuar për javë të tëra me vetëm një valixhe rrobash. Një ditë, isha e ftuar në një ngjarje të rëndësishme dhe doja të vishja diçka të veçantë dhe të re. Fillova të shikoj në valixhen time dhe s’mund të gjeja asgjë të vesh. Për fat isha në një konferencë teknologjike atë ditë, dhe kisha qasje në printera 3D. Kështu shpejt e shpejt e dizajnova një fund në kompjuterin tim, dhe e ngarkova dosjen në printer. I printova pjesët gjatë mbrëmjes. Mëngjesin tjetër, i morra të gjitha pjesët, i qepa së bashku në dhomën time në hotel, dhe ky është fundi që kam të veshur tani.

Nuk ishte hera e parë që veshjet e mia i printova. Për koleksionin tim përfundimtar te shkollës së dizajnit të modës, vendosa të provoj t’i printoj 3D të gjithë koleksionin prej shtëpisë sime. Problemi qëndronte që nuk dija shumë për printime 3D, dhe kisha vetëm nëntë muaj kohë te kuptoj se si t’i printoj pesë komplete të modës.

Read more

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

Gjithmonë ndihem më krijuese kur punoj nga shtëpia. E adhuroja të eksperimentoja me materiale të reja, dhe gjithmonë jam munduar të zhvilloja teknika të reja që të bëja tekstile nga më të veçantat për projektet e mia të modës. Më pëlqente shumë të shkoja në fabrika të vjetra dhe në dyqane të çuditshme në kërkim të mbetjeve të pluhrosura dhe materialeve të çuditshme, dhe pastaj t’i sillja në shtëpi që të eksperimentoja. Ndoshta e kuptoni, që shoqeve te dhomes nuk i ka pëlqyer kjo fare.

Kështu që vendosa të vazhdoja të punoja me makina të mëdha, nga ato që nuk m’i nxinte dhoma. Më pëlqen puna që bëj dhe se si e bëj me të gjitha llojet e teknologjisë së modës, si makinat për thurje, prerjet me lazer dhe stampimin e pelhurave.

Në një pushim veror, erdha këtu në Nju Jork për një praktikë në një shtëpi të modës në Chinatown. Kemi punuar në dy fustane të jashtëzakonshme që ishin printuar në 3D. Ishin të mrekulleshme — siç edhe mund të shihen. Por hasa në disa pengesa me to. Ishin bërë nga plastika të forta dhe prandaj ishin shumë të thyeshme. Modelet nuk mund të uleshin me to, madje ato edhe janë gërvishur nga plastika nën krahët e tyre.

Me printime 3D, dizajnerat kishin shumë liri që t’i bënin fustanet të dukeshin ashtu siç dëshironin, por ende, ishin goxha të varur në printera industriale të mëdha dhe të shtrenjtë që ishin vendosur në një laborator larg prej studios së tyre.

Më vonë atë vit, një shok më dha një qafore të printuar 3D, e printuar në një printer shtëpie. E dija që këto printera ishin shumë më të lira dhe më të përdorshme se sa ato që i kishim përdorur tek praktika ime. E shikova qaforen, dhe mendova, “Nëse mund të printoj një qafore nga shtëpia, pse mos t’i printoj rrobat e mia nga shtëpia, gjithashtu?” Vërtet më pëlqeu ideja që nuk duhej të shkoja në treg dhe të zgjidhja materiale që dikush tjetër vendos t’i shese — Unë mund t’i dizajnoja vetë ato dhe t’i printoja direkt nga shtëpia.

E gjeta një hapësirë të vogël krijuesish, ku mësova gjithçka që di për printimet 3D. Menjëherë, ata m’i dhanë çelësat e laboratorit, në mënyrë që të eksperimentoja natën, çdo natë.

Sfida kryesore ishte të gjeja filamentin e saktë për të printuar rrobat. Cfarë është filamenti? Filamenti është materiali që ia ushqen printerit. Dhe kam shpenzuar gati një muaj duke eksperimentuar me plastikë, që është material i thyeshëm, i fortë dhe gërvishtës.

veshje 3d 2

Zbulimi erdhi kur gjeta Filaflex, që është një filament i ri. Është i fortë, megjithatë është edhe elastik. Dhe me të, isha e gatshme të shtypja veshjen e parë, xhaketën e kuqe që e kishte fjalën të shtypur “Liberté” — “liri” në gjuhën frënge — të ngulitur në të. E zgjodha këtë fjalë sepse u ndjeva aq e fuqishme dhe e lirë kur mund të dizajnoja një veshje nga shtëpia ime dhe pastaj t’a shtypja vetë atë. Dhe faktikisht, mund t’a shkarkoni shumë lehtë këtë xhaketë, dhe lehtë të ndryshoni fjalën në diçka tjetër. Për shembull, emrin tuaj ose emrin e të dashurit tuaj.

Pllakat e printerit janë të vogla, kështu që më është dashur që t’i bashkoja veshjet, si të ishte një gjëzë.

Dhe doja që të zgjidhja një tjetër sfidë. Doja të printoja tekstile që do t’i përdorja si materiale të zakonshme. Ky ishte momenti ku gjeta një dosje të burimit të hapur nga një arkitekt i cili kishte dizajnuar një model që e adhuroj. Dhe me të, unë isha e aftë të shtypja një tekstil të bukur që do t’a përdorja si të ishte një material i zakonshëm. Dhe faktikisht duket pak si dantellë.

Kështu që e morra dosjen e tij dhe e ndryshova pak, luajta me të — bëra shumë versione prej saj. Dhe m’u desh të printoja edhe 1,500 orë që të përfundoja koleksionin tim. Kështu që solla gjashtë printera në shtëpinë time dhe printova 24-7. Dhe në fakt ky është një proces shumë i ngadalshëm, por le ta kujtojmë që edhe Interneti ishte goxha i ngadalshëm para 20 vjeteve, pra printimi 3D gjithashtu do të avancoje dhe shumë shpejt do të jeni në gjendje të shtypni një bluzë nga shtëpia juaj në më pak se disa orë ose edhe minuta.

Kështu që mendoj në të ardhmen, materialet do të zhvillohen, dhe do të duken e ndjehen njësoj si materialet që i kemi sot, si pambuku ose mëndafshi. Imagjinoni veshjet individuale që do të i’u përshtateshin masave të juaja.

Muzika në fillim ishte diçka fizike. Ju duhej të shkonit t’i blinit CD-t në një dyqan disqesh, por tani mundeni vetëm ta shkarkoni muzikën — muzikën digjitale — direkt në telefonin e juaj. Moda gjithashtu është diçka shumë fizike. Dhe pyes veten se si bota jonë do të dukej kur veshjet tona do të ishin të digjitalizuar, sic është ky fundi.

Nga Danit Peleg | TED

 

Etiketa: digjitaleprintera 3dshakrkim nga internetishpikjeteknologjiveshjeveshje ne internet

Të Lidhura

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

nga 27 ok
15:40 | 26/11/2024
0

Ministrin i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Bledi Gonxhe, po i çon lekët e spitaleve në lavatriçe. Në muajt e fundit...

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

nga 27 ok
15:37 | 26/11/2024
0

Edhe tek ushqimi për qentë endacakë ndërhyn Erion Veliaj, duke i çuar paratë tek miku i tij Albert Metani. Pasi...

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

nga 27 ok
15:35 | 26/11/2024
0

Gjykata Kushtetuese ka kaluar për shqyrtim ankimin që ka bërë Sali Berisha ndaj masës së sigurisë arrest në shtëpi, të...

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

nga 27 ok
15:33 | 26/11/2024
0

Nënkryetari i PD, Flamur Noka ka publikuar një dokument në rrjetet sociale për të cilin denoncon se është procesverbali i...

Para
Nga Basha te Meta, çfarë nuk u pa në takimin për 100-vjetorin me SHBA

Basha: Projekti i Byrosë Kombëtare u hartua nga amerikanët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com