Një 37-vjeçare ka mbetur e plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik të ndodhur në Memaliaj.
Në njoftimin e policisë bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën nacionale Memaliaj-Krahës, në vendin e quajtur “Krahës”.
A.H., 31 vjeç, banues në fshatin Toç, Memaliaj, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka aksidentuar këmbësoren. 37-vjeçarja është dërguar në spital, ndërsa drejtuesi i automjetit u shoqërua nga shërbimet e policisë, për kryerjen veprimeve të mëtejshme procedurale.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 17:15, në aksin nacional Memaliaj-Krahës, në vendin e quajtur “Krahës”, shtetasi A. H., 31 vjeç, banues në fshatin Toç, Memaliaj, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka aksidentuar shtetasen E. K., 37 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila u transportua për në spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua nga shërbimet e policisë, për kryerjen veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.