Si bosi shqiptar i drogës “kapi” drejtësinë ekuadoriane – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si bosi shqiptar i drogës “kapi” drejtësinë ekuadoriane –

17:22 | 26/11/2022
në Uncategorized
0

Ose i duhej të kalonte një gardh siç bëri në një burg të Belgjikës 10 vjet më parë, ose të arratisej nga hyrja e një burgu, kur në Shqipëri një oficer “harroi” të mbyllte derën e qelisë.

Shqiptari Dritan Rexhepi, i mbiquajtur “Mbreti i arratisjeve”, e mori “biletën e lirimit” në Ekuador më 4 nëntor 2021, ndërsa ndodhej në një apartament në një lokalitet luksoz në Samborondon. Rexhepi kreu shtatë nga 13 vitet e dënimit me burg të dhëna nga autoritetet gjyqësore.

Por çfarë bënte një person i dënuar për trafik droge në shtëpi në vend të burgut? Për të kuptuar këtë histori, është e nevojshme të rishikohen datat dhe aktorët e përfshirë.

Hetimet e Europol

Hetimet nga Europol përcaktuan në vitin 2020, se kjo organizatë kontrollonte të gjithë zinxhirin e biznesit të paligjshëm në atë kontinent: nga organizimi i dërgesave të mëdha të drogës direkt nga Amerika e Jugut, deri tek shpërndarja në të gjithë Evropën.

Sipas Europolit, Rexhepi e drejtoi atë organizatë nga burgu Latacunga, ku e kaloi pjesën më të madhe të dënimit. Por në Ekuador, asnjë autoritet nuk paralajmëroi për këtë, sipas mediave ekudoriane.

Me atë profil të ulët në vend, shqiptari dhe një pjesë e bandës së tij iu drejtuan drejtësisë ekuadoriane dhe bashkuan një rrjet të sofistikuar veprimesh ligjore – me pjesëmarrjen e të paktën dy gjyqtarëve – për të dalë para kohe nga burgu pa dijeninë e organeve më të larta të burgut. Lëvizjet e shqiptarit për të marrë para-lirimin e tij, filluan në vitin 2019, por gjyqtarët e Latacungas e refuzuan apelin e tij. Megjithatë, një mundësi e re u hap për të kur u transferua në burgun Litoral më 26 shkurt 2021.

Një memorandum nga SNAI (Shërbimi Kombëtar i Kujdesit Integrues ndaj personave të dënuar), e konfirmon këtë. Është firmosur nga Marco Patricio Limaico, drejtor i burgut Latacunga, në atë kohë.

Akuzat ndaj Rexhepit

Rexhepi figuron në listën e dhjetëra të transferuarve, të ndjekur penalisht për vrasje, përdhunim dhe grabitje. Dritan Rexhepi pjesën më të madhe të dënimit në Ekuador e kaloi në burgun e Latacungas. Ai u transferua në shkurt 2021 në burgun Litoral Kjo ndodhi dy ditë pas masakrës së parë në atë burg mes të dënuarve dhe forcave të policisë.

Në më pak se dy muaj, në prill 2021, Rexhepi dhe anëtarët e tjerë të bandës së tij, riaktivizuan kërkesat e tyre për të përfunduar pagesën e dënimit liri me kusht. Këto procedura kanë zgjatur tetë muaj dhe në atë periudhë në SNAI kanë kaluar tre drejtorë. Dy prej tyre pretenduan se nuk kishin dijeni për rastin apo pretendimet e shqiptarit.

Njëri prej tyre, është Edmundo Moncayo, i cili udhëhoqi SNAI-n gjatë qeverisjes së Lenín Morenos dhe presidenti i ri, Guillermo Lasso e mbajti në atë pozicion deri më 22 korrik 2021. Në ato muaj, Gayle Guillermo Mosquera Galarza dhe Pelivan Rexhepaj – dy anëtarë të bandës shqiptare – fituan lirinë para kohe. Gjyqtari Osëaldo Rafael Dávila Gabino, një koleg i gjyqtarit Poma në Njësinë Gjyqësore të Specializuar të Guajakilit për Garancitë Penitenciare, u dha atyre këtë përfitim.

Davila është një tjetër pjesë kyçe në këtë histori. Në mes të procedurave të para lirimit, “Mbreti i kokainës” u transferua në spitalin Guasmo Sur, pasi vuante nga lupusi.

Dritan Rexhepi në spital

Sëmundja e tij nuk është e re, sepse ish-avokati i tij, Harrison Salcedo – i vrarë në vitin 2021- kërkoi lirimin e klientit të tij për të njëjtën arsye.

Me këtë rast, gjyqtari Dávila pranoi kërkesën e Rexhepit për të qëndruar më gjatë në spital, ndonëse mjekët donin ta kthenin në burg.

Në atë zgjatje kohore, gjyqtari Poma e ratifikoi atë vendim dhe gjithashtu i dha masën “arrest shtëpie” deri në zgjidhjen e kërkesës së tij të para lirimit.

Me daljen nga burgu, u hap rruga: magjistrati Poma i dha pothuajse menjëherë lirimin dhe urdhëroi policinë të mos kryente asnjë arrestim apo ekstradim deri në vitin 2027, siç detajohet më vonë në kronologjinë e kësaj “arratisjeje ligjore”.

Me ndryshimin e masës së sigurisë, Rexhepi mundi të shkojë pak nga pak drejt lirimit me vendimet e dy gjyqtarëve nga Guajakili, qyteti-port i Ekuadorit, trampolina kryesore e trafikut të drogës në Europë.

Procedurat

Procedurat nisën më 10 maj 2021, kur drejtori Moncayo ishte ende në detyrë. A ishte njoftuar për këtë procedurë të re dhe a ishte informuar nga drejtori i IEVP-së në atë kohë?

“Jo”, – tha gjyqtari për mediat ekudoriane. “Për këtë procedurë e ka ditur drejtori i qendrës”, shtoi ai. Teksa këmbënguli se ishte informuar nga drejtori i qendrës për këtë personazh të profilit të lartë, ai përmendi sërish se nuk kishte asnjë alarm.

Përmes chat-it, ky medium shtoi pyetje të tjera për gjeneralin në shërbimin pasiv që ishte në krye të sistemit të burgjeve.

Si nuk zbuluat ju, inteligjenca e burgut dhe ekipi ligjor i SNAI-t, gjatë administrimit tuaj, që shqiptari Rexhepi vazhdonte dhe këmbëngulte në procedurat e para-lirimit dhe në cilin pavion u transferua? Moncayo u përgjigj, duke pretenduar se ka respektuar dispozitat ligjore.

Roli i SNAI

“Për të respektuar dispozitat kushtetuese, ligjore dhe rregullatore, SNAI kishte një strukturë që parashikon dy fusha deri më sot: Rehabilitimin Social dhe Mbrojtjen e Sigurinë e Burgjeve. Në të njëjtën kohë, SNAI në nivel kombëtar, ka qendra paraburgimi, të cilat janë përgjegjëse për menaxhimin, administrimin dhe funksionimin e qendrave dhe për respektimin e dispozitave në fuqi në lidhje me Sistemin. Kjo bazohet në decentralizimin administrativ të SNAI-t për faktin se ka qendra të heqjes së lirisë në të gjithë territorin ekuadorian, gjë që e kërkojnë autoritetet përgjegjëse”.

Fausto Cobo zëvendësoi Moncayo-n në SNAI. Ai ishte në detyrë nga 23 korriku 2021, deri më 27 shtator të po atij viti.

Në atë periudhë, Rexhepi arriti të dilte nga spitali Guasmo Sur dhe prej andej nuk u kthye më në IEVP.

Operacioni Ballkan

Ndërsa Bolívar Garzón ishte drejtori i tretë i SNAI-t në qeverinë Lasso. Ai ishte në detyrë nga 27 shtatori 2021 deri më 14 nëntor të atij viti.

Në një intervistë telefonike, ai tha gjithashtu se nuk ishte i informuar për pretendimet e shqiptarit, i cili u lirua në tetor.

“Ne, si SNAI zbatuam vendimin e gjyqtarit, pasi kishte dhnë atë masë sigurie”, tha ai, pasi shtoi se nuk e mbante mend rastin.

Ai tha se drejtor i IEVP-së në atë kohë ishte Carlos Canar. Duke qenë një nga autoritetet që u njoftua, sipas procesverbaleve gjyqësore, Garzón këmbënguli: “Nuk e mbaj mend rastin”.

Dritan Rexhepi u arrestua në 27 qershor 2014 në një operacion policor të koduar “Ballkan”. Gjatë kapjes së tij, rezultoi se kishte tre identitete

Rexhepi kundër shtypit: Më rrezikohet jeta

Në mes të këtij “ping pongu” ligjor mes gjykatësve, drejtorëve dhe burgut dhe avokatëve të shqiptarit, këta të fundit, më 24 mars 2021, kanë kërkuar masë parandaluese në Këshillit Gjyqësor.

Rasti i klientit të tyre, kishte “zgjuar interesin e shtypit, i cili me shkrime të veçanta gazetareske, kanë zbuluar të dhënat e mia personale, të njëjtat që vënë në rrezik integritetin tim fizik, sepse zbulohen informacione që mund të përdoren nga bandat kriminale për të bërë një tentativë sulmi ndaj jetës sime, sepse identifikon saktësisht se në cilin krah jam, në cilën qendër paraburgimi ndodhem dhe nëse kërkesa ime për një përfitim gjysmë të hapur është miratuar apo jo”, – ka qenë pretendimi i Rexhepit.

Kërkesa ka të bëjë me dhjetëra shkrime të mediave ekuadoriane, ku avokati i Rexhepit, Salcedo përpiqej të lironte klienrtin e tij, duke përmendur sjelljen e mirë dhe punën që bënte shqiptari në burg, si pastrimi i qendrës apo bërja e maskave për të përballuar pandeminë.

“Në të njëjtën mënyrë, shënimet gazetareske për çështjen time krijojnë presion ndaj gjyqtarëve dhe autoriteteve administrative që trajtojnë çështjen, sepse në mënyrë të dekontekstualizuar të marrë nga sistemi, ata kërkojnë të më mohojnë të drejtën time për një proces të rregullt ligjor, pasi shkrimet e gazetarëve përdoren për të sanksionuar administrativisht nëpunësit gjyqësorë, duke i distancuar ata nga misioni i tyre i vendimmarrjes në bazë të normave dhe provave të paraqitura pranë autoriteteve”, – vijon ankesën shqiptari.

Ankesat e vazhdueshme

Ai siguroi gjithashtu se, përmes sistemit të funksionit gjyqësor (SATJE), “anëtarët e bandave kriminale i dinë saktësisht të gjitha veprimet e kryera nga avokatët e mi, gjë që rrezikon jetën time dhe të tyre, pasi çështja ime nuk është e para që përmes SATJE-s kanë marrë informacione për të tentuar eliminimin fizik të njerëzve përreth meje”.

Për këto arsye, shqiptari kërkoi që informacionet e proceseve të tij gjyqësore që ndodheshin në SATJE, të shpalleshin në mënyrë konfidenciale “për të mbrojtur jetën time dhe të drejtën për një proces të rregullt ligjor”. Por gjyqtarja Alzira Beatriz Benítez, e Njësisë Kriminale në Latacunga, vërejti se ai nuk paraqiste asnjë fakt dhe se argumentet e shqiptarit nuk lejonin në një “supozim të arsyeshëm” që sistemi SATJE të konsiderohej si shkelje e të drejtave të tij. Gjatë shqyrtimit të kronologjisë, shqiptari ishte në burg kur e bëri këtë ankesë në Latacunga.

Në fakt, historia e Dritan Rexhepit ka rrëmbyer vëmendjen, mbi të gjitha, të shtypit ndërkombëtar për këtë këtë “arratisje ligjore”.

Kur Rexhepi u arrestua në Ekuador, ai paraqiti dy identitete: Ioannis Dionysopoulos (emri grek) dhe Lulzim Murataj (emri shqiptar).

Ai madje kishte ndryshuar edhe pamjen e tij. Verifikimi nga Departamenti i Gjurmëve të Gjurmëve të Interpolit në Lion, ishte i nevojshëm për të zbuluar identitetin e tij të vërtetë.

Kështu u konstatua se kombësia e tij ishte shqiptare dhe emri i tij i vërtetë ishte Dritan. Media si “Ëall Street Journal” dhe “The Telegraph” kanë shkruar për të.

Kronologjia e “arratisë ligjore” të bosit shqiptar

25 maj 2017 – Gjykatësi Regalado Arce, mori në dorë çështjen. Ai bazohej në rezolutat 018-2014 dhe 032-2014 të Këshillit Gjyqësor, të cilat zgjerojnë kompetencat e gjyqtarëve të nivelit të parë për të zgjidhur çështjet e burgjeve.

26 shkurt 2021 – Drejtori i burgut Latacunga, transferoi të burgosurit nga ajo qendër në burgun Litoral, përfshirë edhe shqiptarin Dritan Rexhepi. Kjo ndodhi pas masakrës së parë në burgut mes bandave. Sipas Moncayos, kjo ndodhi për arsye sigurie.

10 maj 2021 – Kjo çështje nuk u hap deri para 4 vjetësh. Por atë ditë, dosja u rimor nga një gjyqtar i ri, Diego Rafael Poma Chamba, nga Njësia Gjyqësore e Specializuar e Guajakilit për Garancitë Penitenciare.

Nuk ka asnjë shpjegim në sistem, se përse ky rast ka rënë në duart e tij. Poma u kërkoi gjyqtarëve të procedimeve të tjera që lidhen me tre anëtarë të tjerë të bandës shqiptare, që bashkohen në dosje.

Zyra e Pomës e dërgoi njoftimin në Ministrinë e Drejtësisë, në vend të SNAI-t. Mes avokatëve të njoftuar, ishte edhe Jonathan Ëillie Murillo Rugel, avokat i Dritan Rexhepit.

Murillo, i diplomuar si avokat në vitin 2019, ka punuar në studion ligjore të Raúl Llerena & Asociados.

Llerena pësoi një sulm më 12 gusht 2019. Ai mori tre plumba, por mbijetoi. Sipas policisë, ngjarja lidhej me mbrojtjen që ai po i bënte një organizate të trafikut të drogës. “Nuk kam pasur kontrata me trafikantë droge”, u përgjigj Llerena dy muaj pas tentativës së vrasjes.

Banda

31 maj 2021 – Gjyqtari Poma vendosi të grumbullojë në një dosje të vetme kërkesat për lirim nga burgu të Dritan Rexhepit, Jackson Vicente Galarza Mosquera, Alegría Cantos Carlos Julio Galarza dhe Pelivan Rexhepajt, të gjithë anëtarë të së njëjtës bandë.

Më parë, gjyqtari Dávila Gabino, i kishte garantuar lirimin Galarza Mosquera dhe Pelivanit. Të dyve iu ndalua të largoheshin nga vendi dhe u detyruan të raportonin në Njësinë e Riintegrimit Social, SNAI në Guaja. Me kusht që të paraqiteshin një herë në muaj në Njësinë e Garancive të IEVP-ve.

Kur gjyqtari Poma i pushoi çështjet e tyre, ai u dha më shumë përfitime: pushoi masën “detyrim paraqitje” për ta në Njësinë e Riintegrimit.

Megjithatë, një punonjës social nga Njësia, duhej t’i vizitonte ata në mënyrë që të mund të vazhdonin me procesin e riintegrimit të tyre social.

Ky vendim, sipas gjyqtarit, ka ardhur për faktin se të dënuarit kanë bërë kallëzim për kërcënime ndaj tyre.

Rreziku për jetën

30 korrik 2021 – Gjyqtar Dávila Gabino, autorizoi Dritan Rexhepi të vazhdonte qëndrimin në spitalin Guasmo Sur derisa të përfundonte trajtimin mjekësor për një patologji tejet komplekse.

Më vonë, u mor vesh se bëhej fjalë për lupus. Magjistrati shtoi se duhet të rritet siguria në atë shtëpi shëndetësore, sepse Rexhepi ka regjistruar tre raste për rrezik për jetën. Por ai nuk përmendi rrethanat e tyre.

23 gusht 2021 – Gjyqtari Poma mbështeti vendimin e gjyqtarit Dávila Gabino dhe i kërkoi drejtorit të Spitalit del Guasmo Sur dhe mjekut të IEVP-së të raportonin mbi gjendjen shëndetësore të të burgosurit, sëmundjet që ai vuan, prognozën e tij dhe trajtimin. Ai thirri një seancë procedurale për 26 gusht 2021 për ato paraqitje.

26 gusht 2021 – Në seancë, avokati i shqiptarit siguroi se klienti i tij ka lupus dhe se kjo sëmundje i është komplikuar. Ai tha se në IEVP nuk i ka medikamentet që i nevojiten dhe u ankua se spitali kërkon ta kthejë në burg.

Mjeku në qendrën shëndetësore të këtij burgu, konfirmoi se nuk mund ta trajtonte sëmundjen e shqiptarit dhe deklaroi se Rexhepi rrezikon “vdekjen” nëse kthehet në IEVP.

Transferimi

Gjyqtari Poma dha masa alternative ndaj shqiptarit dhe urdhëroi transferimin e tij në shtëpinë e tij në Samborondón, një lokalitet në Central Park, për të vuajtur dënimin. Ai urdhëroi mbikëqyrje periodike, por jo të përhershme, policore dhe përdorimin e prangave.

Po atë ditë iu lëshua fleta e parë e lirimit për të vijuar “arrestin shtëpiak”. Por u refuzua, pasi emrat e shqiptarit nuk përputheshin me ato në pasaportë. Ai ende mbante emrin Lulzim Murataj, një emër i rremë, sipas policisë.

27 gusht 2021 – Lëshohet një vendim i dytë lirimi, i cili hyri në fuqi ditë më vonë.

30 gusht 2021 – Gjyqtari Poma ka marrë një denoncim nga policia, që garanton se nuk ka rrezik arratisjeje për në shtëpinë e shqiptarit. Rexhepi ende nuk ishte transferuar në shtëpinë e tij.

Mjeku

9 shtator 2021 – Rexhepi ka dorëzuar një tjetër letër, ku ankohet për prangat. Ai tha se kishte shkuar te mjeku dhe se pajisja ndryshon verifikimin e simptomave shëndetësore. Gjyqtari Poma urdhëron që t’i hiqen prangat.

28 tetor 2021 – Gjyqtarja Poma pranoi paralirimin e shqiptarit. Mbrojtja e të pandehurit dhe IEVP-ja kanë paraqitur dokumentacionin.

Deri më sot, ai kishte vuajtur 56.48% të dënimit, pra 7 vjet, 4 muaj e 2 ditë. Vuajtja e dy të pestave të dënimit është një nga kërkesat.

Por një tjetër gjë është të jesh në sigurinë minimale. Mbrojtja e shqiptarit dhe e autoritetet e burgut, pohuan se Rexhepi ishte në “arrest shtëpiak”, që do të thotë se është një regjim minimal i sigurisë.

Edhe në burgun e Latacungas ishte në një minimum të tillë, sipas tyre. Por deri në janar 2021, u mësua se ai ndodhej në një siguri të mesme në këtë burg.

Shqiptari u arrestua më 26 qershor 2014 në Ekudor dhe për këtë arsye gjyqtari u shpreh se në rastin e tij duhet të zbatohej Kodi Penal.

Vendimi për lirim

Gjyqtari Poma vendosi të njëjtat kushte që kolegu i tij për këtë dosje, Dávila Gabino, dha për dy anëtarët e tjerë të bandës, derisa në përfundim të të gjithë dënimit deri më 26 qershor 2027.

Lidhur me kërkesat për ekstradim, gjyqtari Poma urdhëroi policinë se “çdo urdhër arresti apo ekstradimi që rëndon ndaj personit të liruar me kusht, duhet të ekzekutohet deri në shuarjen e përgjegjësive të tij në Ekuador, pra të ketë kryer dënimin me burg”.

4 nëntor 2021 – Një vendim i tretë lirimi lëshohet këtë herë për Rexhepin me një tjetër një numër pasaporte.

10 nëntor 2022 – Atë ditë, Rexhepi u paraqit për herë të fundit në zyrën e gjyqtarit Poma, në Njësinë Gjyqësore të Garancive të Burgjeve në Guajakili, me emrin Lulzim Murataj, një nga identitetet e tij të ndryshme, sipas dosjes hetimore/Marrë nga gazeta SI

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para

U përleshën, Kejvina befason me deklaratën për Einxhel -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com