Kryebashkiaku i Tiranës i dorëzoi “Çelësin e Qytetit” këngëtares së njohur shqiptare, Bebe Rexha, në një pritje të organizuar në Bashkinë e Tiranës, si dhe i shprehu asaj mirënjohjen për ardhjen në kryeqytetin e Shqipërisë.
Gjithashtu, Veliaj nderoi me simbolin e “Kullës së Tiranës” Dj e famshëm anglez, Fatboy Slim (Norman Cook), i cili me muzikën e tij është i njohur në Shqipëri që nga vitet 1990.
Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se ndihej shumë i lumtur që mirëpriti dy yje të muzikës botërore në Tiranë, dhe se në një vit kryeqyteti i Shqipërisë është kthyer në një ndalesë të rëndësishme për këngëtarë të famshëm botërorë. Dua Lipa, këngëtarja me origjinë shqiptare, ishte e fundit që vizitoi Tiranën duke performuar në sheshin “Nënë Tereza”.