Vllaznia e futbollit të femrave ka zbritur sot në fushë për një tjetër takim prestigjioz, teksa po përballet në transfertë me PSG-në, për sfidën e tretë në Grupin A të Ligës së Kampionëve.
Vajzat kuqeblu kanë zhvilluar dje në mbrëmje edhe stërvitjen e fundit në kryeqytetin francez, e tashmë po luajnë këtë ndeshje luksi në një edicion historik për futbollin e femrave në Shqipëri.
Parisienët kanë vetëm 1 pikë deri tani, pas një barazimi ndaj Real Madrid, ndërsa Vllaznia është mposhtur nga madrilenët dhe nga Çelsi që është skuadra tjetër në grup.