Në verën e vitit të sh kuar Partizani ndërtoi një skuadër thuajse të re, përgjithësisht me lojtarë, që kishin spikatur në skuadra të tjera shqiptare, duke nisur kështu një cikël të ri.
Nisjet janë gjithnjë të vështira dhe vjet të kuqtë vuajtën shumë, veçanërisht në pjesën e parë të sezonit. Më pas e morën disi veten dhe arritën deri në vendin e tretë, duke mos prishur traditën e kualifikimeve radhazi në Europë.
BILANCET
Partizani e ka nisur mirë këtë sezon, duke luftuar me Tiranën për kreun. Por nëse u bëjmë një analizë rezultateve të tyre ndaj nëntë kundërshtarëve të sivjetshëm në dy sezonet e fundit, kuptojmë se të kuqtë kanë “viktima” të preferuara, por edhe “mace të zeza”.
“VIKTIMAT E PREFERUARA”
Teuta është skuadra ndaj së cilës Partizani regjistron rezultatet më pozitive në dy sezonet e fundit. Seria nisi me një humbje në nisjen e sezonit të vjetshëm, por më pas Partizani numëron 4 fitore radhazi ndaj bregdetarëve, duke i shndërruar në prenë e preferuar. Një tjetër skuadër ndaj së cilës Partizani ka ecuri të mirë është Kukësi. Me verilindorët të kuqtë kanë fituar 3 herë dhe numërojnë 1 barazim dhe 1 humbje.
Laçi gjithashtu ka hasur vështirësi ndaj “demave”, megjithëse fitoi në ndeshjen e fundit. Partizani ka 3 fitore ndaj kurbinasve, kundrejt 1 barazimi dhe 2 humbjeve. Thuajse e njëjta situatë është ndaj Egnatias, teksa me Bylisin i ka fituar dy betejat e vjetshme. Vjet ballshiotët dhe Erzeni ishin në të Parën.
The post Bilanci i dy viteve, kush duhet ta trembë Partizanin appeared first on 27.