Pse duhet të protestojë opozita më 6 dhjetor – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse duhet të protestojë opozita më 6 dhjetor –

11:14 | 23/11/2022
në Uncategorized
0

Nga Armand Shkullaku– Ambasadorët e BE në Tiranë duhet të jenë ndjerë në siklet kur kanë njoftuar ministritë e tyre se opozita shqiptare pritet të mbajë një protestë më 6 dhjetor. Kundër qeverisë mikpritëse të samitit me Ballkanin Perëndimor.

Duke qenë se protesta të tilla, të organizuara nga forca të rëndësishme politike paralelisht me evente të mëdha ndërkombëtare, janë të pazakonta, diplomatëve në Tiranë do të duhej që njoftimin ta shoqëronin me një tekst goxha shpjegues. Pikërisht këtu qëndron edhe ngërçi i tyre.

Protesta e 6 dhjetorit, e thirrur nga opozita shqiptare, nuk është një ngjarje e shkëputur për t’u dëshmuar para liderëve europianë. Por një përpjekje për të marrë vëmendjen e tyre pasi për vite me radhë ka ndeshur me heshtjen e pamerituar të përfaqësive të tyre në Tiranë. Madje, në jo pak raste, me njanshmërinë e tepruar në favor të qeverisë dhe kryeministrit Rama.

Opozita ka zgjedhur qëllimisht, që pikërisht më 6 dhjetor, kur kamerat dhe vëmendja e opinionit europian për disa orë do të zhvendosen në Tiranë, shqetësimet dhe revoltën e saj ta adresojë në nivelin më të lartë.

Më shumë se një protestë kundër regjimit këtu, manifestimi opozitar synon të jetë një këmbanë alarmi ndaj gjithçkaje që perëndimi ka anashkaluar mbi demokracinë në Shqipëri. Në emër të të ashtuqajturit stabilitet.

Liderët europianë do të duhet të përballen kështu me sytë e tyre me realitetin e vërtetë të vendit. Ku do të mblidhen për këtë samit të rëndësishëm.

Ata do të jenë mysafirë në një vend, të cilin organizatat e vendeve të tyre e kanë përcaktuar si një demokraci hibride. Me mungesa të theksuara të lirive themelore. Të sëmurë nga korrupsioni dhe emigracioni masiv. Mikëpritësi i tyre, një njeri që ka 10 vjet në pushtet, ka kontroll ekskluziv mbi qeverinë dhe Kuvendin.

Ai ka në dorë 100 përqind pushtetin lokal, komandon ekonominë e vendit, mediat kryesore dhe tërheq në prapaskenë fijet e drejtësisë së re.

Në 6 dhjetor, opozita duhet të risjellë më fort në vëmendje, raportet e vëtë shteteve që zbarkojnë në Tiranë. Të cilat flasin për korrupsionin. Dhe krimin e organizuar që ka depërtuar në nivelet më të larta të qeverisjes. Përpara dhjetra mediave europiane, është rasti për të kthyer kamerat tek problemet reale. Nga të cilat vuan sot demokracia shqiptare.

Se si për hir të stabilitetit janë injoruar vjedhjet e zgjedhjeve, ndryshimet e njëanshme të rregullave të lojës, grabitja e pasurisë publike nëpërmjet tenderave pa garë (madje në kundërshtim edhe me sugjerimet e vetë BE), përdorimi i shtetit në fushata elektorale, mbyllja e dosjeve të krimit e korrupsionit në nivele të larta.

Se si lehtësia për të injoruar funksionim normal të demokracisë, ka prodhuar në Shqipëri një pushtet autokratik. Që sot guxon të sfidojë edhe vetë BE me amnistinë fiskale. Apo ligje që shkelin MSA si në rastin e portit të Durrësit.

Dalja e opozitës, përveç arsyeve më lart, është jetike për të dëshmuar se pushteti në Shqipëri nuk mund ta eleminojë atë politikisht. Ambasadorët në relacionet e tyre, janë të detyruar të shpjegojnë atë për të cilën kanë heshtur deri më sot. E më keq akoma e kanë deformuar. Duke shmangur një realitet të pamohueshëm për vetë shqiptarët. Se cila është opozita e vërtetë në Shqipëri.

Se ajo nuk mund të emërohet nga kryeministri. Të çertifikohet nga gjykata dhe të noterizohet nga ambasadat. Dhe kur emisarët europianë në Tiranë bëjnë sikur nuk e shohin këtë. Liderëve të tyre u duhet treguar e vërteta. Më mirë se në çdo rast, më 6 dhjetor.

Kopaçet patetike me kanune e tradita apo përrallat me rusë e rubla, nuk kanë më treg ku të shiten. Nuk është opozita që po na turpëron në sytë e botës. Por një regjim që na ka nxirë në çdo raport zyrtar. E në çdo raportim mediatik sistematikisht në 5 vitet e fundit.

Nëse një pjesë e ambasadorëve këtu, kanë pranuar në heshtje të bëjnë fasadën e qeverisë dhe të quajnë opozitë atë të cilën e përcaktoi Taulant Balla dy ditë më parë. Opozita e vërtetë ka rastin më të mirë për t’u treguar shefave të tyre një tjetër realitet.

Të cilin, përfaqësuesit e tyre në Tiranë do të duhet ta shpjegojnë ashtu siç është. Takimet me “opozitën zyrtare” nuk e shmangin dot 6 dhjetorin. Atë e ka thirrur opozita reale.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Primaret/ Demokratja shpall kandidaturën për bashkinë Berat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Napoli fiton Superkupën e Italisë, thyen Bologna-n në finale –

22:37 | 22/12/2025
Flamur Noka nxjerr Ervin Salianjin nga grupi i Kryesisë së PD-së në Whatsapp –

22:07 | 22/12/2025
Protesta e PD-së përpara Kryeministrisë, disa të shoqëruar në komisariat –

21:39 | 22/12/2025
Numërimi mbrapsht ka filluar –

Numërimi mbrapsht ka filluar –

21:31 | 22/12/2025
Pas largimit të Berishës, Lapaj zhvendoset te Kryeministria: Rama nuk largohet me ‘turizëm protestash’

20:41 | 22/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Napoli fiton Superkupën e Italisë, thyen Bologna-n në finale –
  • Flamur Noka nxjerr Ervin Salianjin nga grupi i Kryesisë së PD-së në Whatsapp –
  • Protesta e PD-së përpara Kryeministrisë, disa të shoqëruar në komisariat –
  • Numërimi mbrapsht ka filluar –
  • Pas largimit të Berishës, Lapaj zhvendoset te Kryeministria: Rama nuk largohet me ‘turizëm protestash’
  • Çdokush është i mirëpritur, kjo betejë s’do të ndalet –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Napoli fiton Superkupën e Italisë, thyen Bologna-n në finale –
  • Flamur Noka nxjerr Ervin Salianjin nga grupi i Kryesisë së PD-së në Whatsapp –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com