Pas përballjes Argjentinë-Arabi Saudite që përfundoi me rezultatin 1-2, u mbyll edhe sfida e dytë e Grupit C, ajo mes Meksikës dhe Polonisë.
Këto dy skuadra u ndanë me barazim pa gola, me Robert Lewandowski-n që humbi penallti dhe shpërdoroi rastin për t’i dhënë fitoren ekipit të tij dhe njëkohësisht për të shënuar golin e tij të parë në një Botëror.
Sfida ishte shumë e luftuar nga të dyja anët, me meksikanët që dominuan më shumë, por pa arritur të shënonin.
Pasi fitoi penallti nga një ndërhyrje e gabuar e Morenos, Lewandowski nuk mundi ta çonte topin në rrjetë në minutën e 58’. (VIDEO)
Pas ndeshjes së parë, Polonia mban vendin e dytë në grup me një pikë, po aq sa Meksika e vendit të tretë, ndërkohë kreun e Grupit C e mban Arabia Saudite, me Argjentinën e Messit nga ana tjetër që renditet e fundit me 0 pikë.