Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi të martën se që pas përfundimit të takimit tetë orësh në Bruksel, nuk ka pasur më asnjë komunikim me përfaqësuesin e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.
Në një deklarim për media, Kurti insistoi se ky i fundit ka braktisur propozimin franko-gjerman për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
I pyetur se a janë duke u përfshirë në mënyrë direkte Shtetet e Bashkuara të Amerikës në procesin e dialogut për të gjetur një zgjidhje, kreu i ekzekutivit u shpreh se po bëjnë përpjekje maksimale dhe se janë në kontakt me Brukselin, transmeton Telegrafi.
“SHBA-ja dhe sidomos ambasadori Hovenier janë shumë të përkushtuar dhe të angazhuar në dialog. Roli i ambasadorit është gjithmonë kontrusktiv, pozitiv, kreativ. Ai po bën përpjekjet maksimale, pra SHBA dhe sidomos ambasadori janë në kontakt me Brukselin. Prej kur përfundoi takimi në Bruksel unë nuk kam komunikuar më me Borrellin, i cili e braktisi Propozimin franko-gjerman dhe të BE-së, duke thënë së duhet të kemi një dakordim për targat”, deklaroi Kurti para gazetarëve.
Këto komente ai i bëri pas Konferencës për Rininë 2022, “Drejt një politike kombëtare”, të mbajtur në Prizren.